Neser ne PTV starton emisioni “Fjale zemre”

Emision fetare ne PTV
Emision fetare ne PTV

Myftinia e rrethit Puke duke filluar nga data 16 maj 2013 pikerisht ne naten e pare te mire “Regaib” starton ne Puka Televizion ora 20:20 emisionin fetar islam “Fjalë Zemre“.
Myftinia Puke nepermjet ketij emisioni fetare synon te ndikoj sado pak ne zemrat e besimtareve mysliman ne forcimin e besimit ndaj Allahut te Madheruar.
Ideja e ketij emisioni eshte e Myftiut te Pukes im. Gezim Kopani. Emision mbeshtet nga Komuniteti Mysliman i Shqiperise si dhe shoqata “V.H.K Istanbul“.
Emisioni “Fjale Zemre” regjistrohet ne Xhamin e re Puke. Ky emision drejtohet nga gazetari i PTV njeheraz dhe i News24 Armir Mehaj.
Ne kete emision do jene te ftuar: Myftiu i Pukes Gezim Kopani, N/Kryetari i Komunitetit Mysliman te Shqiperise Gazmend Aga, Teolog te ndryshme nga KMSH, Imam nga qyteti i Shkodres si: Naim Drijaj, Resmi Likaj etj.
I ftuari i pare ne kete emision eshte imam Resmi Likaj, imam ne Xhamin e Medreses Shkoder dega e djemve njeheraz edhe profesor pran kesaj Xhamie.

Emisioni do startoj me date 16 maj 2013 pikerisht ne naten e pare te mire “Regaib” dhe me pas cdo dite te Xhuma ne Puka televizion. Emisioni ritrasmetohet nje dite me pas ne oren 17:00

Leave a Reply