Nderohet me titullin “Qytetar Nderi” pas vdekjes imam Qazim Nushi

Sot më 23 maj 2015 Myftinia Pukë zhvilloi seminarin me titull: “Vlerat Kulturore nën Ndriçimin e Dijes Islame”

Në këtë seminar mori pjesë Myftiu i Pukës Gëzim Kopani, N/Kryetari i Këshillit të Qarkut Shkodër Ferit Ringaj, kreu i shoqatës Istanbul Ridvan Seferaj, drejtori i Medresesë H.Sh.Shamia Shkodër Kujtim Dërvishi, familjarë të imam Qazim Nushit etj.

Myftiu i Pukës Gëzim Kopani pasi falenderoj këshilltarët e Komunës Qerret për titullin e akorduar imam Qazim Nushi tha: “Është nder për mua të flas për imam Qazim Nushi. Ai është një ndër imamët më të njohur të fshatit Qerret dhe jo vetem. Me vetë mohim imam Qazim Nushi arriti të rrisë jeten islame në fshatin Qerret. Ai mundi të gjalleroj edhe më shumë Mejtepin e Xhamisë Qerret. Për 33 vjet ai punoi si imam i Xhamisë Qerret. Uroj që vepra e tij të jetë udhërrefyes për ne dhe për të brezat që do vinë.”

Dorëzimi i titullit “Qytetar Nderi” i Komunës Qerret Imam Qazim Nushit pas vdekjes e dha kreu i Këshillit te Komunës Qerret Lulash Dodaj.

E jashtëzakonshme ishte fjala falënderuese e vajzës së imam Qazim Nushi, Nexhmie Meçi e cila me përlot në sy falenderoj Myftininë e Pukës, Këshilltarët e Komunës Qerret për nderimin e bërë. Ajo tha: “…Falenderoi banorët e fshatit Qerret të cilët çdo herë e kanë dashur dhe rrëspektuar babain tim. Ai i donte Qerretasit dhe nxënësit e tij…”

Antari i Këshillit të Myftinisë Pukë Ylli Hadroj mbajti kumtesen “Jeta e imam Qazim Nushit

Kujtime të veçanta solli edhe nxënësi i tij Ahmet Dunga i cili vlersoi punën e Myftinisë Pukë për propozimin e bërë Këshillit të Komunës Qerret.

Ndërsa Besnik Lluka në emër të Këshillit të Myftinisë Pukë vlersoi figuren e imam Qazim Nushit duke e cilësuar atë si mik të gjithe Qarretasve dhe jo vetem.

Gjatë këti seminari u dorzua edhe titulli “Mirënjohja e Qytetit” Pukë shoqatës Istanbul akorduar nga Këshilli i Bashkisë Pukë.

Pukë; më 23 maj 2015

IMG_0029

Leave a Reply