Myftinia Puke deklarat me rastin e zgjedhjeve parlamentare.

426249_10151277670043304_1233315162_n

Myftiu i rrethit te Pukes Gezim Kopani gjate dites se sotme i eshte pergjigjur interesit te gazetareve te Puka
Televizion mbi zgjedhjet parlamentare te dates 23 qershor 2013.

Deklarat per mediat

Komuniteti Mysliman i Shqiperise, Myftinia e rrethit Puke duke vleresuar rendesine e ushtrimit te se drejtes kushtetuese permes votes se lire per cdo besimtar dhe qytetar, i ben thirrje besimtareve mysliman dhe mbare qytetareve te rrethit te Pukes qe t’i shoqerojne keto momente te zgjedhjeve parlamentare me qetesi, maturi dhe harmoni te plote me te gjithe qytetaret e ketij vendi.

Gjykojme se te gjithe kane te drejte te shprehin me vote bindjen per qeverisjen qe deshirojne, por ajo qe ne urojme dhe inkurajojme eshte qe kjo bindje te shprehet ne qetesi qytetare dhe ne respekt te plote te normave me te bukura qe ne trashegojme.

Myftinia e rrethit Puke gjate muajit te shejte “Shaban” ka zhvilluar disa aktivitete me besimtaret mysliman me qellimin e forcimit te besimit tek Allahu xh.sh madje ne disa raste Myftinia e rrethit Puke ka sqaruar besimtaret qe Myftinia e rrethit Puke nuk merret me politike dhe nuk mbeshtete asnje kandidat per deputet.Edhe me pare Myftinia e rrethit Puke i ka bere thirrje besimtareve dhe qytetareve qe te ruajne qetesine dhe harmonine ne keto zgjedhje parlamentare pasi rrethi i Pukes cdo here ka dit te ruaje dhe te respektoje qetesine dhe harmonine mes njeri-tjetrit.

Komuniteti Mysliman i Shqipërise, Myftinia Puke ne permbushje te funksionit te tij institucional ndaj besimtareve dhe qytetareve te ketij rrethi, ne vazhdimesi ka shprehur paanshmerine ndaj spektrit politik, si dhe distacohet ndaj cdokujt qe perdor emrin e Myftinise Puke dhe tenton te flase ne emer te fese per efekte elektorale, por njeherazi inkurajon te gjithe besimtaret te shprehin te drejten e tyre ligjore permes votes se lire dhe te ndershme per te dhene keshtu kontributin e tyre per Puken dhe Shqiperine e neserme.

Myftinia e rrethit Puke

22 qershor 2013

Leave a Reply