Mesazh urimi i Myftiut Gezim Kopani me rastin e Kurban Bajramit

MESAZH URIMI I MYFTIUT TE PUKES GEZIM KOPANI

ME RASTIN E FESTES SE KURBAN BAJRAMIT 2017

 

Bismilahir Rahmanir Rahim!

Te nderuar mysliman te rrethit te Pukes!

Neser 01 shtator 2017 esjte festa e Kurban Bajramit, andaj me lejoni qe ne kete dite te Arafatit dhe te nates se Kurban Bajramit t’Ju uroj Gezuar Kurban Bajramin!

Festa e Kurban Bajramit eshte feste solidariteti, bashkimi dhe gezimi per myslimanet kudo qe ato ndodhen.

Le te lusim Allahun xh.sh per mbaresi ne familjet tona dhe jo vetem. Te lusim Allahun e madheruar per ato qe ndodhen ne trazira, per te shtypurit, per te semuret, te vetmuarit e ne menyre te veçante per myslimanet ne Burma, Arakan etj.

Islami i meson njerezit te jene te drejte, respektues duke fituar ata ne berjen e puneve te mira. Le te lusim Allahun per qetesi, drejtesi e lumturi per te cilat kemi aq shume nevoje.

Edhe nje here nga zemra Ju uroj nga mot Gezuar festen e Kurban Bajramit.

 

Myftiu i Myftinise Puke

Gezim Kopani

 

Date; 31 gusht 2017

09 dhulkade 1438

 

Leave a Reply