MESAZH NGUSHËLLIMI

Myftinia Pukë i shpreh ngushëllimet e sinqerta Kishës Katolike, Dioqezes së Sapës, Famullisë Pukë dhe

Fushë Arrëz dhe të gjithë besimtarëve katolikë, për ndarjen nga jeta të Ipeshkvit Dom Luçjano Avgustini, Ipeshk i Sapës. Disa herë drejtues të Myftinisë Pukë kanë pasur rastin që të takohen dhe të bashkëbisedojnë me Ipeshkvin Avgustini. Afro dhjëtë vite më parë, bashkarisht Ipeshk Luçjano Avgustini dhe Myftiu i Pukës z. Gëzim Kopani morën pjesë në ceremoninë e hapjes së kishës së dytë në qytetin e Pukës pikërisht “Kishës Baritore”. Kontributi i tij për bashkëjetesën ndërfetare është një amanet për të gjithë ne.

MYFTINIA E PUKË

Datë; 23.05.2016

Leave a Reply