KONKURSI ESEJA MË E MIRË

Në kuadër të festës së 8 Marsit, Zyra e Gruas ju fton të merrni pjesë në konkursin për esenë më të mirë me temë: “Për ty nënë”

Konkursi është i hapur për ju vajza dhe gra.

Materialet e dërguara do të vlerësohen nga një juri profesionistësh.

Fituesit do të vlerësohen me një certifikatë dhe një shpërblim financiar.

Për tre esetë më të vlerësuara do të jepen këto çmime:
1- Çmimi i parë: 20 000 lekë të reja
2- Çmimi i dytë: 10 000 lekë të reja
3- Çmimi i tretë: 5 000 lekë të reja

Ndarja e çmimeve për fitueset do të kurorëzohet me një program festiv më 5 Mars 2015 në sallën e konferencës të Universitetit Bedër.

Kriteret e esesë:
Eseja të jetë maksimumi 2 faqe A4.
Shkrimi Times New Roman me madhësi 12 dhe një hapësirë mes rreshtave (single space).

Dorëzimi i punimeve do të bëhet në rrugë elektronike brenda datës 25 Shkurt 2015 në adresën: zyragruas@kmsh.al
Për informacion të mëtejshëm telefononi në: 067 341 1080.

Jeni të mirëpritura!

Leave a Reply