Inaugurohet rindërtimi i xhamisë së vjetër të “ Kodër Hani ”, Pukë

Nën një atmosferë të ngrohtë shpirtërore u zhvillua ceremonia e inaugurimit të rindërtmit të xhamisë së vjetër të këtij qyteti, e cila u çel me leximin e disa ajeteve Kuranore nga hafizi Xhemal Nuzi, për të vijuar më tej fjalën hapëse të Myftiut të Pukës, z. Gëzim Kopani.
Në fjalën e tij, myftiu Kopani, falenderoi donatorët nga Kuvajti për kontributin e tyre të vyer në rindërtimin e xhamisë së vjetër. Më tej, theksoi rëndësinë e mirëmbajtjes dhe frekuentimit të saj nga besimtarët e zonës.
Në këtë ceremoni, ishte i pranishëm gjithashtu Nënkryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, z. Taulant Bica, i cili mbajti edhe fjalën e rastit, ku theksoi bashkëpunimin e KMSH-së dhe donatorëve nga Kuvajti për të rezlizuar këtë vepër madhore në plotësimin e nevojave të besimtarëve të zonës.
Në këtë ceremoni, përshëndetje të rastit mbajtën gjithashtu edhe Deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, z. Lodovik Hasani, Kryetari i Bashkisë Pukë, z. Rrok Dodaj, Kryetari i Bashkisë Fushë Arrëz z.Hil Curri, Drejtori i Vakf-Investimeve në KMSH, z. Edison Hoti , Krye imami i KBI Prizren, z. Orhan ef. Bislimaj , Myftiu i Dibrës, z. Muis Kurtulla , Kryetari i KBI Gjakovë, z. Valon ef. Myrta , Sekretari i parë i Ambasadës Kuvajtiane në Shqipëri, z. Adnan El Gunejm , Drejtori i Fondacionit Mirësia, z. Korab Kaja , Presidenti i Eurosig, Insig, UBA Bank, z. Kadri Morina , si dhe:  z.Sejdin Strazimiri Myfti i Bulqizëses,  z.Xhemal Bexheti nga Tetova,  z.Xhevdet Kopani Drejtor i Përgjithshëm i kompanis Eurosig, z.Amir Huseini Drejtor i Shëndetit Publik , Tetovë, z.Qamil Ademi nga Tetova, z.Altin Përdeda N/Kryetar i Bashkisë Pukë, z.Ferit Ringaj N/Kryetar i Bashkisë Pukë, z.Zef Marku Famullitar i Kishës Katolike Pukë, z.Eduart Gjoka Kryetar i Këshillit të Bashkisë Pukë, z.Ndue Suma N/Kryetar i Bashkisë Pukë, z.Gjovalin Prendi Administrator i Njësisë Blerim, z.Hamza Eburejan Ceo i Hec Kabash Pukë, z.Fran Vukaj Artist, z.Gjovalin Dushaj Artist, z.Artan Shkreli Arkitekt, z.Bilbil Dervishi nga Kryeziu i Pukës njëherazi Këshilltar i Ministrit të Brendshëm i Republikës së Shqipërisë, z.Dod Marinaj Kisha Katolike, Kryepleq të fshatrave: Qerret, Rrape, Flet, Xathë, Trun, z.Durim Aga Kujdestar i xhamis Iballe, Antar të Këshillit të Myftinisë Pukë, aktivist të saj si dhe shumë besimtar dhe intelektual.
Më tej, pjesëmarrësit u bënë pjesë e një koktejli me gatime tradicionale të zonës, të përgatitura nga xhemati i xhamisë.
Ceremonia u moderua nga imam Erjon Laçi
Pukë, më 04 nëntor 2023
Publikimi i bërë nga web faqja zyrtare e KMSH-së:
https://www.kmsh.al/inaugurohet-rindertimi-i-xhamise-koder-hani-puke/
Fotografi nga përurimi i rindërtimit të xhamise se vjeter të Koder Hanit , Pukë

Leave a Reply