Nje nder shtyllat themelore te Islamit eshte edhe Haxhi. Haxh do te thote: “vizite e vecante ne vendin e vecante te bekuar te Qabes dhe Arafatit , vizit qe zhvillohet ne nje kohe te vecante qe njihet “Rituali i Haxhit”. Haxhi eshte nje nder 5 shtyallat e Islamit. Haxhi eshte bere detyrim nga fundi i vitit te nente te Hixhirt. Profeti Muhammed a.s. e beri haxhin ne vitin e dhjete, qe do te thote nje vit pas detyrueshmerise se tij dhe kjo per aryse se ajtit Kur’anor i cili e beri detyrim hahin kishte zbritur pasi kishte kaluar koha e kryerjes se Haxhit.
Detyrueshmeria e Haxhit
Kryerja e Haxhit eshte detyrim nje here ne jete. Kjo vertetohet me rastin e zbritjes se ajetit Kur’anor: “Per hir te Allahut, vizita e shtepise (Qabes) eshte detyrim per ate qe ka mundesi udhetimi...” (Ali Imran; 97)
Kur e degjuan kete ajet, nje nga te pranishmit pyeti: O i derguarti i Allahut! A per cdo vit na eshte bere farz Haxhi?-Jo, por vetem nje here , tha- Profeti Muhammed a.s. Per kete ceshtje ekziston edhe konsensusi (ixhami) i dijetareve mysliman.
Kjo gjithashtu, argumentohet me hadithhin, ne te cilin e transmeton Ebu Hurerja r.a.:
“I Derguari i Allahut a.s. mbajti nje ligjerate dhe mes te tjerash tha: “O ju njerez! Allahu jua ka bere detyrim Haxhin, prandaj bejeni ate. Nje njeri i pranishem nga mesi i tyre pyeti: – A per cdo vit, o i Derguari i Allahut? Profeti a.s. heshti derisa njeriu perseriti pyetjen tri here, e pastaj Profeti a.s. tha;- Sikur te kisha thene po, atehere do t’u behej detyrim dhe ju mbase nuk do te mund ta kryenit.” (Buhari)
Pra , Haxhi eshte detyrim islam, eshte farz per ata qe i ploteson kushtet nje here brenda jetes se tyre. Detyrueshmeria e Haxhit vertetohet me kete ajet, ne te cilin Allahu xh.sh, thote:
“Aty ka shenja te qarta; vendi i Ibrahimit dhe kush hyn ne te, ai eshte i sigurit. Per hir te Allahut, vizita e shtepise (Qabes) eshte detyrim per ate qe ka mundesi udhetimi tek ajo, e kush nuk e besin (ai nuk e viziton); Allahu nuk ka nevoj per (adhurimin qe e bejne) njerezit.” (Ali Imran, 97)
Profeti Muhammed a.s. ka thene:
“Islami eshte ngritur mbi pese shtylla; deshmia se nuk ka Zot tjeer, pervec Allahut dhe se Muhammedi a.s. eshte i derguari i Tij, falja e namazit, dhenia e zekatit, agjerimi i Ramazanit dhe kryerja e Haxhit per ata qe kane mundesi.” (Buhari)
Marr nga libri: Ilmihal i zgjeruar. Fq. 467-469