Bujaria e Profetit Muhamed a.s.

Nje dite hz.Muhamed a.s. doli ne treg per te blere nje kemishe per vete. me vete kishte dhjete dirhem. Pasi bleu nje kemishe me kater dirhem, e veshi dhe po kthehej per ne shtepi, iu afrua nje medinas qe i tha:

-O i Derguari i Allahut! Me vishni mua nje kemishe dhe juve ju veshte Allahu nje rrobat e xhennetit!

Profeti e zhveshi menjehere kemishen e porsablere dhe ia dha burrit. Pastaj u kthye prape dhe bleu nje kemishe tjeter. ne xhep i mbeten dy dirhem. Pastaj, duke kaluar neper rruget e Medines, pa nje sherbetore qe po qante. Iu afrua menjehere dhe e pyeti:

-Pse po qan?

Sherbetorja ishte shume e hidheruar. Kur pa se njeriu qe i foli qe Profeti, ia tregoi hallin me nje ze lutes:

-O i Derguari i Allahut! Familja ku sherbej me dhane dy lira per te blere miell, por i humba. Tani nuk di ç’te bej!

Profeti ia dha sherbetores menjehere dy dirhemet qe i kishin mbetur ne xhep dhe i tha qe te shkonte te merrte miellin per te cilin e kishin porositur. Por, kur pa se sherbetorja po vazhdonte te qante, i tha:

-Parane qe humbe, ta dhashe, tani pse qan?

-Kam frike se do te me rrahin! Tha sherbetorja.

Dhe profeti Muhammed a.s. e shoqeroi gjer ne shtepi. Te zotet e shtepise e priten Profetin me shume gezim.

-O i Derguari i Allahut! Iu drejtuan te zotet e shtepise Profetit,- Me qe ju erdhet se bashme me te, me qe e ndihmoni dhe e mbroni, edhe ne, per pelqim te Allahut, po i japim lirine!

Te gjithe keto e gezuan shume Profetin. Duke u kthyer per ne shtepi, mendonte me vete:

“Allahu xh.sh u begatoi ato dhjete dirhem! Me to u veshi nga nje kemishe Profetit dhe nje Medinasi nga ensaret. Cliroi edhe nje skllave. Keto vetem Allahu na i jep. Faleminderit Allahut te Lartesuar!

Allahu xh.sh ne Kuran thote:

“O i Derguari Muhammed! Pa dyshim ti ke nje moral te larte! (El Kalem;04)

“Pa dyshim, te i Derguari i Allahut ka nje shembyll te bukur per ata qe e permendin shume Allahun dhe qe shpresojne ne Allahun dhe diten e ringjalljes!” (El Ahzab; 21)

Leave a Reply