Në kuadër të natës së madhe të Regaibit Myftinia Pukë në bashkëpunim me Zyren e Këshilltarit për Ceshtjet Fetare pranë Ambasadës Turke, Tirane u zhvillua seminari me titull: “Profeti Muhamed a.s. dhe Netët e mëdha”.
Në këtë aktivitet mori pjesë Myftiu i Pukës Gëzim Kopani, Atasheu për Ceshtjet Fetare pranë Ambasadës Turke,Tiranë Shaban Ishlek, përfaqsuesi i Ambasadës Turke , Përfaqsuesi i Ambasadës Turke,Tiranë Hysejin Erben drejtori i Qendrës Kulturore Turke “Yunus Emre” Tiranë Tajfun Kallkan, përfaqsues të shoqatës V.H.K Istanbul, N/Kryetari i Këshillit të Qarkut Shkodër Ferit Ringaj si dhe zyrtare të tjere.
Seminari u hap me lexim Kur’anor kënduar nga nxënësi i kursit të besimit Pukë Rezart Fusha, për të vazhduar me shikimin minidokumentarit me titull: “Profeti Muhamed a.s. dhe Morali i të Jetuarit Bashkë“.
Fjalen përshëndetese e mbajti Myftiu Gezim Kopani i cili pasi falënderoi për bashkëpunim Atasheun për Ceshtjet Fetare Shaban Ishlek tha: “Ky seminar vjen në kuadër të netëve të mira që bien në muajin Rexhep dhe Shabab dhe më konretisht natës së parë të mirë Regaib. Në këto muaj dhe netë të mira është mirë të shtrijmë doren Allahut xh.sh me lutje e dua.” Më interes u degjua kumtesa me titull: “Profeti Muhamed a.s. dhe Morli i të Jetuarit Bashkë” mbajtur nga Atasheu për Ceshtje Fetare pranë Ambasadës Turke Shaban Ishlek.
Seminarin e përshëndeti edhe përfaqsuesi i Ambasadës Turke,Tiranë Hysejin Erben si dhe N/Kryetari i Këshillit të Qarkut Shkodër Ferit Ringaj.
Në kuader të netëve të mira Myftinia Pukë ka filluar një seri takimesh me besimtarët mysliman në gjithë rrethin e Pukës takime të cilat zhvillohen në kuadër të pritjes së muajit të shejtë të Ramazanit.
Pukë më; 19.04.2015