Myftiu i Pukës Gezim Kopani zhvilloi vizitë zyrtare në Myftininë e Prizrenit

Myftiu i Pukës Gëzim Kopani i shoqëruar nga disa antarë të Këshillit të Myftinisë Pukë zhvilloi një vizitë zyrtarë në Myftininë e Prizrenit.

Myftiu Gezim Kopani gjate vizites ne KBI Prizren (21.4.2015)
Myftiu Gezim Kopani gjate vizites ne KBI Prizren (21.4.2015)

Ata u priten nga Myftiu i Prizrenit Lutfi Ballëk,kryeimami  Ali Vezaj, Orhan Beslimaj etj. Myftiu i Prizrenit Lutfi Ballëk pasi bëri një prezantim të aktivitetit të Myftinisë Prizren  falenderoi në emër të Këshillit të Bashkësisë Islame Prizren Myftiun e Pukës për viziten e bërë duke e cilësuar atë vëllazërore dhe domëthënësë.

Po ashtu edhe Myftiu i Pukës Gëzim Kopani falenderoi për mikpritjen e bërë nga Myftiu i Prizrenit Lutfi Ballëk i cili qe i gatshëm për pritjen e delegacionit të Myftinisë Pukë. Myftiu Kopani nënvizoi faktin që vizita të tilla janë të rëndësishme pasi ata rrisin vlerat dhe shërbimet fetare ku Myftinia e Pukës ka cfarë të përfitojë nga përvoja e Myftinisë së Prizrenit. Që nga koha e Perandorisë Osmane rrethi i Pukës ka qenë i lidhur me Prizrenit, Pejen dhe Kosovën në tërësi. Myftinia e Pukës ka të regjistruar dhjetra imamë Kosovarë që kanë shërbyer në xhami të ndryshme të rrethit tonë. Edhe sot në Prizren ka lagje ku qytetarë e të cilës janë me origjinë pukjane dhe që ruajnë lidhjet me Puken prandaj e shikuam të arsyeshme zhvillimin e kësaj vizite.

Myftiu i Pukës Gëzim Kopani shoqërohej nga Antari i Këshillit të Myftinisë Pukë Prof.Xhemal Meçi, imami i xhamisë Pukë Bekim Sokoli etj.

 

Prizren 21 Prill 2015

 

IMG_3920 IMG_3922 IMG_3912 IMG_3906 IMG_3893 IMG_388411173327_828401657214922_3121080538496184106_n11128861_828401677214920_341971677173981987_n 10407989_828401453881609_251098781625052490_n

Leave a Reply