Përgjegjësia e Forumit të Gruas Myslimane pranë Myftinisë Pukë Erjola Kopani zhvilloi një vizitë në Departamentin e Gruas Myslimane në Bashkesin Islame të Kosoves nga ku i prit nga kryetarja e këtij departamenti Vaxhide Bunjaku.
Vaxhide Bunjaku pasi falenderoi për viziten tha: “Është hera e parë që një përfaqësuese e gruas myslimane nga Puka zhvillon vizitë ne Bashkësin Islame të Republiken e Kosovës. Vizitat janë një shembull i mir në forcimin e bashkëpunimit, mbështetjes dhe ndihmes së motrave myslimane të zonës së Pukës.”
Ndërsa Përgjegjësia e Gruas Myslimane pranë Myftinisë së Pukës Erjola Kopani pasi falenderoi për pritjen e rezervuar tha: “Është kënaqësi e veçantë që sot sëbashku me bashkëpunëtoret e mija të Forumit të Gruas Myslimane të Myftinsë së Pukës zhvillojme këtë vizitë në Departamentin e Gruas Myslimane në Bik-un e Kosovës. Këtë vizitë e shikoj me optimizem i cili do finalizohet edhe me takime të tjera në të mirë të grave myslimane të zonës tonë duke ju ftuar edhe Juve si Kryetare e Gruas Myslimane për vizitë në rrethin e Pukës.
Më pas Kryetarja e Departamentit të Gruas Myslimane në BIK bëri një prezantim të veprimtarsi së departamentit të saj, mënyres fuksionale, si dhe një vizitë në bibloteken e BIK-ut etj.
Në këtë vizitë Përgjegjësia e Forumit të Gruas Myslime të Myftinise Pukë shoqerohej nga dy anetaret e tjera të këtij sektori Aida Cina dhe Majlinda Qarri.
Prishtinë 12 prill 2017