Myftiu i Pukës Gëzim Kopani zhvilloi një vizitë zyrtare në BIK-un e Kosovës

Me datë 12 prill 2017 Myftiu i Pukës Gezim Kopani zhvilloj nje vizitë zyrtare në Bashkësin Islame të Republikës së Kosovës i shoqëruar nga  një delegacion i Myftinis Pukë  nga ku u priten nga Krye Myftiu Naim ef.Ternava.

Në këtë takim Myftiu Ternava njoftoi Myftiun Kopani me punen dhe aktivitet e Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, si dhe me sfidat me të cilat ballafaqohet ky institucion. Ai po ashtu shprehu falenderimin dhe çmoi lart bashkëpunimin shumë të mirë që ka me Komunitetin Mysliman të Shqipërisë. Ndër të tjera Myftiu Ternava tha: “Ne aq sa kemi mundur vazhdimisht kemi mbeshtetur dhe ndihmuar Shqipërinë , sidomos rajonin e Kukësit, Pukës. Në vitin e kaluar, por edhe më herët gjatë muajit Ramazan kemi dërguar 30 imam që të shërbejnë në këto treva, duke ndihmuar kështu me literatur, artikuj ushqimor, veshmbathje dhe gjëra të tjera. Cdo shqetësim i juaji është edhe shqetësim i yni, ngase jemi një popull, ndaj shumë nxënës nga veriu i Shqipërisë shkollohen në Medreset dhe Fakultin tonë pa pagese, vetem e vetem që një ditë të kthehen dhe të japin kontributin e tyre fetare në komunitetin ku ata jetojnë.”

Ndërsa Myftiu i Pukës Gezim Kopani pasi falenderoj për mikpritjen Myftiut të Kosoves Naim Tërnava  tha: “Ne e vlersojmë shumë mbeshtetjen që Bashkësia Islame e Republikes së Kosovës me në Krye Myftiun e saj Tërnava japin për zonen tonë. Myslimanët e Pukës kan qenë të lidhur edhe me parë me hoxhallarët e Kosovës dhe kjo tregon për bashkëpunimin dhe vëllazërin qe rrjedh natyrshëm mes nesh. Vitet e fundit kemi krijuar bashkëpunim me Bashkësin Islame të Kosovës duke u finalizuar kështu nga vizita që përfaqësuesit Tuaj zhvilluan në vitin 2016 në Myftinin e Pukës. Po ashtu vitet e fundit na është  gjendur pranë edhe Myftinia e Prizrenit të cilen e falenderojmë dhe në këtë kuadër ne deshirojme që ky bashkepunim të shtohet në mesin tonë në të mirë të myslimaneve dhe kombit tonë.”

Në fund të takimit Myftiu Gëzim Kopani i dorzoi Myftiut të Kosovës Naim ef. Tërnave një çertifikatë “Mirënjohje” Bashkësisë Islame të Kosovës për kontributin e dhënë  Myftinisë Pukë në ndihmë të thirrjes islame dhe në ndihme të familjeve skamnore në rrethin e Pukës.

Prishtin 12 prill 2017

Publikimi i aktivitetit ne web faqen zyrtare te BIK-ut http://bislame.net/ternava-gezim-kopani/

20170412_110424

Leave a Reply