Vlera e 10 ditëve të Dhul Hixhes

Dhul Hixhe

Këto ditë Allahu i ka përmendur në Kur’an dhe për këtë arsye ato kanë një vlerë shumë të madhe.

Allahu betohet: “Pasha Agimin, Pasha dhjetë ditët, Pasha tekun dhe çiftin…” I dërguari i Allahut për këtë ajet të Kur’anit sqaron: “Dhjetë ditët janë ditët e kurbanit (të muajit Dhul Hixhe), “teku” është dita e Arafatit,ndërsa çifti dita e kurbanit”.

Dijetarët, duke iu referuar ajetit të sipërcituar janë shprehur se këto ditë janë ditët më të mira të vitit. Një hadith profetik është formuluar kështu: “Veprat e mira nuk marrin vlerë më shumë ashtu siç mund të kenënë ditët e Dhul Hixhes. Njerëzit e pyetën: As përpjekja në rrugë të Allahut? Tha: “As përpjekja në rrugë tëAllahut, vetëm nëse në këtë përpjekje personi niset me pasurinë dhe jetën e tij dhe nuk kthehet me asnjërën prej tyre.” (Buhari) Në një tjetër hadith thuhet: “Dita më madhështore është dita e kurban bajramit dhe pastaj dita pas saj.” (Ahmedi)

Një nga komentuesit e njohur të Kur’anit, El Muxhahidi, në lidhje me ajetin në fjalë shprehet: Asnjë punë gjatë gjithë vitit nuk është më e dobishme sesa në dhjetë ditët e Dhul Hixhes. Këto janë dhjetë ditët me të cilat Allahu i plotësoi dyzet ditët e premtuara Musait (a.s.). Ky dhjetëditësh mund të shfrytëzohet në punë të mira e sublime për të përftuar më shumë shpërblim se zakonisht, por edhe në akte të tjera adhurimore që lidhen kryesisht me këtë kohë të begatë siç janë: kryerja e haxhit dhe veprat e lavdëruara që kryhen në ditën e Kurban Bajramit.

Besimtari në këto ditë duhet të largohet nga çdo punë e keqe dhe të rendë pas së mirës. Vepra më e mirë gjatë këtyre ditëve është falja e namazeve në kohën e tyre. Kur Profeti (a.s.) qe pyetur nga shokët e tij për punën më të mirë, pati thënë: “Falja e çdo namazi në kohën e tij”. Të njëjtën vlerë namazit i jep edhe verseti i vijues kur’anor: “Besimtarë janë ata që tregojnë kujdes në namazin e tyre”. Më i rëndësishëm pas namazit të detyruar është falja e namazeve vullnetare ose nafile (sunet). Allahu i Madhëruar thotë në një hadith kudsij: “Robi im nuk mund të afrohet tek Unë me diçka siç mund të afrohet mekryerjen e farzeve, dhe robi Im vazhdon të afrohet më shumë tek Unë duke kryer namazet vullnetare, tëpëlqyeshme, deri sa Unë ta dua atë…”.

Një nga punët e lavdëruara në këto ditë është edhe agjërimi. Agjërimi konsiderohet si një nga veprat me më shumë shpërblime, bazuar në thënien e Allahut të Madhëruar në hadithin kudsi: “Çdo punë që bën biri i Ademitia di vlerën përveç agjërimit, ai më takon Mua dhe Unë shpërblej për të”. Korifenjtë e dijes e kanë krahasuar agjërimin me durimin që gjithashtu meriton shpërblim të madh. Në Kur’an thuhet: “Durimtarëve u jepet shpërblimi i tyre pa llogari”. Hafsa (r.a.), bashkëshortja e të dërguarit të Allahut (a.s.), rrëfen: “Katër gjëra Profeti nuk i linte kurrë: agjërimin e Ashures, agjërimin e dhjetë ditëve të Dhul Hixhes, agjërimin e tri ditëve të çdo muaji dhe faljen e dy rekateve para namazit të sabahut” (Ebu Daudi, Nesai).

Shumica e dijetarëve kanë thënë se agjërimi i dhjetë ditëve të Dhul Hixhes është shumë i vlefshëm. Prej tyre veçohet dita e Arafatit, ditë për të cilën Allahu është betuar në Kur’an. Kjo ditë duhet agjëruar nga të gjithë me përjashtim të personave që janë në haxh. Për agjërimin e kësaj dite i dërguari i Allahut (a.s.) ka thënë: “Shpresojqë Allahu të m’i ketë falur mëkatet e vitit të kaluar dhe të vitit që vjen.” (Muslim)
Një tjetër vepër të lavdëruar është respektimi i prindërve. Kësaj mirësie Allahu i ka dhënë rëndësi të veçantë duke e renditur menjëherë pas njëhsimit dhe adhurimit të Tij: “Zoti yt ka urdhëruar të mos adhurosh tjetër veç Tij dhe me prindërit të sillesh mirë”.

Gjatë këtyre ditëve preferohet përmendja e shpeshtë e Allahut. Përmendja e Allahut pëlqehet në çdo kohë, por në këto ditë ajo është akoma më e pëlqyeshme. Në mënyrë të veçantë do të vinim theksin në përmendjen e Tekbirit (Allahu Ekber), Tehlilit (La ilahe il`Allah), dhe Tahmidit (Elhamdulilah). Allahu i Madhëruar thotë: “A nukqetësohen zemrat me përmendjen e Allahut?!”. Kur’ani na nxit që ta përmendim sa më shumë Allahun: “Dhe kujtojeni Allahun në ditët e caktuara”; këto ditë janë ditët e haxhit.

Pendimi është më se i nevojshëm në këto ditë. Jo vetëm që llogaritet për mirë, por është dhe vendimtar, për shkak se ai ka si shpërblim faljen e mëkateve nga Allahu i Madhëruar. Në Kur’an thuhet: “Thuaj: O robërit eMi të cilët e keni ngarkuar veten me gabime, mos i hiqni shpresat nga mëshira e Allahut. Vërtet, Allahui fal të gjitha mëkatet.”

Seid ibn Xhubejri r.a. rrëfen: Kur hynin dhjetë ditët e para të Dhul Hixhes, Profeti falej aq shumë sa askush nuk falej si ai, dhe thoshte: “Mos i fikni llambat e këtyre netëve të Dhul Hixhes!”, ngaqë i pëlqente shumë adhurimi në këto netë të bekuara. Profeti (a.s.) i ka nxitur besimtarët që këto kohë të begata t’ia kushtojnë adhurimit të Allahut, me qëllim që të pastrojnë shpirtrat prej mekateve e të meritojnë mirësinë e shpërblimit nga Ai.

Ky dhjetëditësh ka edhe disa specifika të veçanta siç janë: rituali i haxhit dhe kurbani. Haxhi është një nga adhurimet me të rëndësishme. Nëpërmjet tij, myslimanit i jepet një rast i mirë për t’u kthyer edhe njëherë ashtu siç e ka lindur nëna, bazuar në thëniet profetike. Dobitë e haxhit janë të shumta duke filluar nga udhëtimi i lodhshëm, bindja ndaj Allahut, shpërblimi i Allahut në dynja dhe ahiret, etj.

Dita e Kurbanit është një kohë tjetër e begatë që Profeti (a.s.) e ka veçuar nga ditët e tjera. Sakrifica dhe flijimi në emër të Allahut e ka origjinën te profeti Ibrahim. Ai iu nënshtrua urdhrit të Allahut për të bërë fli djalin e tij, Ismailin.

Ja se si e përshkruan Allahu këtë ngjarje në Kur’an: “Ne e përgëzuam Ibrahimin me një djalë të mirë e të sjellshëm. Kur djali u (rrit) angazhua në punët e jetës me të atin, Ibrahimi i tha: O biri im, pashë në ëndërr (në shpallje) sikur po të bëja kurban. Çfarë mendon ti? Ismaili tha: – O babai im, vepro ashtu siç je urdhëruar se, në dashtë Allahu, unë do të jem nga të duruarit. Kur ata iu nënshtruan plotësisht urdhrit të Allahut, dhe Ibrahimi e ktheu të birin (me ballin përtokë) për ta bërë kurban, e thirrëm: – O Ibrahim! Ti e përmbushe ëndrrën (zbatove urdhrin). Ne kështu i shpërblejmë bamirësit. Në të vërtetë, kjo ishte një sprovë e madhe dhe e qartë. Ne e shpaguam (Ismailin) me një kurban të madh (me një dash të madh) dhe e lamë (atë) si përkujtim për popujt dhe brezat e ardhshëm.(Safat, 101-108)

Kurbani është domethënia e sakrificës dhe një dëshmi e qartë e dashurisë dhe bindjes së krijesës ndaj Krijuesit. Ky është kuptimi i kurbanit në Islam, që do të thotë sacrificë vetëm për hir të Allahut. Myslimani e feston bajramin pas kurorëzimit me sukses të të gjitha atyre punëve të mira si dhe kalimin me sukses të të gjitha sprovave që kanë si përfundim kënaqësinë dhe shpërblimin e Allahut. Myslimani feston për fitoren. Në këtë gjendje ai ka se për çfarë të festojë.

Burimi: Komuniteti Mysliman i Shqiperise

Leave a Reply