Tyrbja e Pukes

Pas vendosjes se granizonit turk, duket rreth viteve 1840, nga ana VI, e xhamise nja 40 m larg saj, u ndertua Tyrbja e Pukes.

Ne ate vend thuhet se nje nizam turk desh te bente ujet, ate cashte ndodhi mrekullia. Qenka cenuar nje varr i nje “njeri te mire”. Menjehere ushtari na qenka “shitue”[1]. I ka dale kryet mbas shpine dhe ka shkumue per goje. Nizamet e tjere e kane larguar prej aty dhe i kane dhene ndihme me imamin e taborrit.

Kjo ngjarje u be shka per ndertimin e tyrbes ne ate vend. Deri nga fillimi i vitit 1912 asaj tyrbje i kan sherbyer vendasit. Me pas nuk u kujdes kush per te. Tyrbja u shemb e u rrafshua. Fakti qe nuk u kujdes kush per te me vone, as nuk u ripertri me, duke mos lene asnje ujtim per rolin e saj, ndryshe nga Tyrbeja e Simonit ne Dukagjin te Malziut.

Megjithatem te Gryke-Gjytes (Gryke-Prronit), ka te moshuar qe thone se shohin, prape drite, ku ishte tyrbja. Drita, sipas tyre zbret tek ujet dhe mandej ngjitet lart, ku ishte tyrbja.

Pergatiti: Gezim Kopani

Autor: Xhemal Meçi

Libri “Kabashi Puka qe ne lashtesi” fq.97

[1] *shitue- prish

Leave a Reply