Tre keshillat e hz.Muhammedit a.s.

Xhabiri r.a transmeton duke thene: Hz.Muhammedi a.s. na mbajti nje fjalim ku mes tjerash tha:

“O ju njerez! Pendohuni tek Allahu para se te vdisni.
Nxitoni kah punet e mira para se te ju ndodh diçka qe mund t’ju pengoj nga ato.
Me Allahun xh.sh mbani lidhje te ngushte duke permendur Ate sa me shume, shperndani sadaka (lemoshe) sa me shume fshehurazi dhe haptazi, sepse per hir te saj do te furnizoheni, do te ndihmoheni dhe do te jeni te fuqishem.”
( Bejhakiu)

Leave a Reply