“Thirrjet për Luften në Siri”, Myftiu e Pukës i përgjigjet interesimit të PTV

“Feja dhe besimi islam nuk bejne thirrje per lufte, Komuniteti Mysliman I Shqiperise dhe Institucionet ne vartesi te tij ne te gjithe Shqiperine jane Institucione qe mbjellin besimin larg te keqes dhe nuk kane lidhje me luftrat apo thirrjet per lufte”. Ne kete menyre I eshte pergjigjur sot interesimit te medias Myftiu I Pukes, Imam Gezim Kopani, institucioni te cilin ai drejton me here dolin dhe me nje qendrim zyrtar per kete ceshtje ne web-faqen e Myftinise.
Myftinia e Pukes te njejtin qendrim ka mbajtur sot kur u fal e xhumaja edhe me besimtaret mysliman, nderkoh qe per Myftiun e Pukes qendrimi zyrtar I perket vetem institucioneve te zyrtarizuar dhe jo njerzve qe flasim ne emer te fese pa pasur asnje pergjegjesi, ndaj per kete, Institucioni perfaqesues I Komunitetit Mysliman ka shperndar nje qarkore per te gjithe punonjesit ne te gjithe rrethin
Nder besimtaret mysliman te rrethit te Pukes nuk jane verjetur raste te ekstremitetit fetare, nderkoh qe Myftinia e Pukes ka startuar nje inspektim mbi situaten ne te gjithe institucionet dhe kurset e besimit islam ne te gjithe rrethin. /ptv/

Leave a Reply