Puka feston Kurban Bajramin

Qe ne oret e para te mengjesit besimtaret e Pukes jane drejtuar Xhamise se Pukes per te falur namazin e Kurban Bajramit. Ritet fetare filluar qe ne oren 06:00 te mengjesit me faljen e namazit te sabahut per te vazhduar me predikime te ndryshme islame. Ne oren 07:32 nen drejtimin e Myftiut te rrethit te Pukes u zhvilluar edhe falja e namazit te Kurban Bajramit.

Ne fjalen e tij Myftiu Gezim Kopani nder te tjera tha: “…Kjo eshte festa e sakrifices dhe e gezimit. Sot njerezimi duhet te sakrifikoje diturin dhe kohen e tij ne arsimimin e brezave te ri. Me arsimin duhet te kuptojme arsimin shkencore dhe islam. Nje shoqeri e arsimuar do te thote shoqeri e shendetshme. Kemi kaluar mbi 20 vjet demokraci, dhe myslimanet duhet te rizgjohen. Duhet te bashkohen dhe ti rikthehen ne besimin ne Allahun e madheruar. Si e dallojme nje mjek?E dallojme se ka bluzen e badh dhe shkon tek spitali, po ashtu edhe nje polic. Po nje mysliman si e dallojme? E dallojme kur ai shkon ne xhami, kur ai agjeron ramazanin. Prandaj ne duhet te japim shembullin tone. Dua te permend nje rast; tek skuadra e Terbuni te cilin e kemi per zemer, edhe un e kam per zemer ka pas disa lojtar.Disa mendonin se ishin serb, por ne fakt ishin Boshnjak dhe sa here qe ishin ne Puke vinin ne Xhami, kshtu duhet me ken edhe. Duhet te tregojme shembullin tone. Duhet te thrasin ne xhami te afermit dhe miq tane.”

Puke 04 tetor 2014

 

Leave a Reply