Njoftim: Neser 13 prill 2018 eshte nata e dyte e mir Isra dhe Miraxh

Myftinia Puke njofton te gjithe besimtaret mysliman se neser date 13 prill 2018 eshte nata e dyte e mir e Isras dhe Miraxhit. Ne lidhje me nates e Isras dhe Miraxhit Allahu xh.sh thote keshtu ne Kur’an:

I derguari i besoj asaj qe ju shpall prej Zotit te Tij, e ashtu edhe besimtaret. Secili i besoi Allahut, engjejve te Tij, shpalljeve te Tij, te derguareve te Tij. Ne nuk bejme dallim ne asnjerin nga te derguarit e Tij dhe thane: “Iu pergjigjem (thirrjes) dhe respektuam (udherin). Kerkojme faljen tende o Zot yne ! Vetem te Ti eshte ardheria jone.(El Bekare; 285)

Ndersa nga hadithet nder te tjera kemi:

Ebu Hurejre tregon: “Te derguarit te Allahut a.s. naten e Israse, kur eshte lartesuar, i jane dhene dy gota, ne njeren kishte vere e ne tjetren qumesht. I derguari i Allahut i shikoi ato dhe mori qumshtin. Xhebraili a.s. tha; Falenderimet i takojne Allahut qe te udhezoi ne ate qe eshte e njerezishme dhe e pershtatshme per natyren njerezore. Po te kishe marre veren, atehere umeti (populli) yt do te devijonte.” (Nesai, Eshribe, 41)

Per me shume rreth nates se Isras dhe Miraxhit mund te lexoni ne kete link: http://myftiniapuke.org/?p=9733

Leave a Reply