Rendesia e nates se dyte te mire Miraxh

12Nga: Gezim Kopani (Myfti i Pukes) 

Allahu xh.sh thote ne Kur’an:

Pa te meta eshte Latmadheria e Atij qe robin e Vet e kaloi ne nje pjese te nates prej Mesxhidi Haramit (prej Qabes) gjer ne Mesxhidi Aksa (Bejti Mukaddes, Palestin), rrethinen e se ciles Ne e kemi bekuar, (ia beme kete udhetim) per t’ia treguar atij disa nga argumentat Tona. Vertet, Ai eshte degjuesi (i fjaleve te Muhammedit), pamesi ( i puneve te Muhammedit).( Isra, 01)

Ne kalendarin islam nata e dyte e bekuar shenohet me emrin Miraxh por ate mund ta quajme edhe nata e Isra. Me fjalen Miraxh nder te tjera kuptojme; ngjitje lart, dhe kete e ben Allahun xh.sh i cili eshte pronari i udhetimieve ndersa me fjalen Isra kuptojme udhetimin qe beri naten Profeti Muhammed a.s. prej Qabes ne el Aksa, qiell, Sidretul Munteha etj.

Udhetimin Profeti Muhammed a.s. e beri me melekun Xhebreail a.a. te hypur mbi burak nga Arabia deri ne xhamin el Aksa , Sidretul Munteha dhe deri tek bejtul Mamur .

Abdullah Mesudi r.a. ka thene: “Ne ndodhin e Isras, Allahu xh.sh. i ka dhene profetit Muhammed a.s. tre gjera; 1.Pese kohet e namazit, 2. ajetet e fundit te sures el Bekare dhe 3. falja e gjynaheve te atyre qe nuk bejne idhujtari.” (Muslimi, iman)

Para se te ndodhte ngjarja e Isras (Miraxhi) dhe teksa profeti Muhammed a.s. ndodhej ne Qabe i vjen krye melaku Xhebrail sebashku me dy melek te tjere. Ia hapen zemren profetit Muhammedin a.s. dhe e mbushen ate me siguri dhe e pastrun me ujin e zemzemit. Xhebraili a.s. i tregon Muhammedi a.s. se cfare e kishte udheruar Allahu xh.sh, dhe keshtu Muhammedi a.s. do udhetonte sebashku me melekun Xhebrail nga Qabja ne xhamin el Aksa, ne qiell deri tek Sidretul Munteha, dhe me pas profeti Muhammed a.s. e ka vazhduar udhetimin i vetem.

Me ke udhetoi Muhammedi a.s.?

Gjate kohes kur profeti a.s ndodhesh ne Qabe, i vjen Xhebraili  me nje kafshe e cila quhet “Burak“. Fjala burak vjen prej fjales berk qe ka kuptimin e vetetimes (i shpejt ne ecje). Tregohet se Buraku eshte nje prej krijesve te xhennetit. Tregohet se buraku ishte shume i bardhe.

Kur Muhammedi a.s zuri te hyp ne Burak ai levizi.

Xhebraili i thote: Cfare te shqeteson?

Dhe me pas Xhebraili vazhdon: Pasha Allahu thote Xhebraili: S’ka krijes me te mir se sa Muhammedi a.s. Pas kesaj Buraku u qetesua dhe fillon udhetimin drejte Xhamise Aksa ne Palestine. Aty prane lidh Burakun (tek dera e xhamise) dhe futet ne xhamin e Aksas ku ndodheshin Pejgamberet e Allahut xh.sh  dhe profeti Muhammed a.s. u prin ku fal dy rekate namaz.

Allahu xh.sh thote:

Dhe ai Xhebraili ishte ne horizontin e larte ( nga lindja). Pastaj uleshu dhe iu afrua (Muhammedit a.s) dhe Xhebraili ishte afer sa dy harqe apo edhe me afer.Dhe i shpalli robit te Tij ate qe ia shpalli. Zemra nuk e mohoi ate qe shikoi me sy.” (En Nexhm 7-11)

Muhammedi a.s. thote:

“Hyra ne xhamine el Aksa dhe fala dy rekata namaz. Me pas hz. Xhebraili me solli dy gota ku tek njera kishte vere e tek tjetra kishte qumesht. Me tha qe te zgjedh. Une zgjodha qumeshtin. Xhebraili me tha: “Te drejten ke zgjedhur.”

Profeti Muhammed a.s. thote :

“…Me pas u ngritem per ne qiellin e pare. Kur arritem aty nje ze thote: “Kush jeni ju? Xhebraili  thote: “Une jam Xhebraili.” -Po ai afer kush eshte? Xhebraili thote: “Eshte hz.Muhammed a.s.” -Zeri perseri thote: “A eshte i Derguar?” Xhebraili i thote: “Po”. Pas kesaj hapet qielli i pare. Ne qiellin e pare shikova nje njeri te gjate dhe pyeta Xhibrilin se kush eshte? Xhibrili i thote: Ai eshte Ademi a.s. U ngrik Ademi a.s. i cili i uroj mireseardhjen.

Trasnmetohet se Muhammedi a.s. ka thene: “Kur profeti Adem a.s. shikonte ne te djathten buzegjeshte, ndersa kur shikonte ne te majten e tij qante. Pyeta Xhibrilin a.s. per kete sjellje, Xhibrili me tha: Sepse shpirtat qe vdesin dhe jane te mire, shkojne ne te djathten e ti, ndersa shpirtrat e keqi shkojne ne te majten e tij.” (Buhari)

Me pas vazhduam rrugen per ne qiellin e dyte. Edhe aty si tek qielli i pare ndigjohet nje ze i cili ben te njejtat pyetje.Dhe ne pergjigjet i dham po njelloj. Me pas hapet qielli i dyte. Aty takova Profetin  Isane dhe Jahjan a.s. i cili gjithashtu beri dua per mua. Vazhduam keshtu deri ne qiellin e shtate.(Buhari)

Profeti Muhammed a.s. ne qiellin e trete shikon nje njeri shume te bukur, aq sa zoti i kishte dhene gjysmen e bukuris se kesaj bote. Pyete Xhibrilin kueshte ky njeri? Eshte Jusufi a.s.

Ne qiellin e katert takova Idrizin a.s. (i sinqerti)

Ne qiellin e peste takova Harun a.s. (njeriu qe u fliste njerezve dhe qe ishte i dashur me to)

Ne qiellin e gjashte takova Musa a.s. (Pejgamberi qe ka ful me Allahun)

Me pas vazhduam rrugen per ne qillin e shtate. Aty shikon nje njeri te madh te mbeshtetur ne Bejtul  Mamurin (Ne disa raste kuptohet edhe si shtepia e luleve . Tregohet se ne Qaben e qiellit Muhammedi a.s. ka falur dy rekate namaz) i cili me gjante shum mua. U ngrit dhe me tha: Mire se erdhe i Pejgamberi i madh, Mire se erdhe biri im! (Ibrahimi a.s. ka pas djal Ismailin a.s. prej te cilit vjen edhe familja e profetit Muhammed a.s.)

Pyeta Xhirbilin:Kush eshte ky njeri?Ai eshte Ibrahimi a.s. (Buhari dhe Muslimi)

Me pas vazhduam rrugen sebashku me Xhibrilin ku arritem deri tek Sidretul Munteha.Aty shikova nje pem. Peme ne te cilen cdo gje mendohet ose mund te imagjinosh.Ne kete cast Xhibrili merr pemjen e tij origjinale. Muhammedi a.s. ju afrua dhe ne kete rast Xhibrili i thote: O dashuri i Zotit! Nese une hedh qofte edhe nje hap, digjem marr fund. Dhe tani di mund te vazhdosh! Muhammedi a.s. i thote: Si te vazhdoj vetem ? Xhirbili a.s. i thote: Keshtu deshiron Allahu xh.sh! (Sipas transmetimeve Profeti Muhammed a.s. e ka shikua dy here Xhibrilin ne formen e tij origjinale. Hera e pare ka qene tek shpella “Hira” dhe hera e dyte ka qene ne nate e Isras qe njihe edhe si nata “Miraxhit”)

Po ashtu Allahu xh.sh thote:


Ate (Xhibrilin) e ka shikuar (Muhammedi a.s) edhe heren tjeter.  E ka pa tek Sidretul Munteha. Qe prane saj eshte xhennetul Me’va (kopsht strehimi).” (En Nexhm 13-15)

Kur vazhdoi Muhammedi a.s. arrit deri afer Allahut xh,sh dhe Allahu i thote: A te mjafton qe pas fjales time te jete fjala jote?Muhammedi a.s. u gezua shum kur mesoi se pas emrit te Allahut ne Ezan dhe namaz te permendet emri i Muhammedit a.s. Ketu Allahu i Madheruar e udhero Muhammedin a.s. me 50 kohe namazi.(Buhari, Muslim, Taberani)

Gjate ketij udhetimi Allahu xh.sh i shpalli profetit Muhammed a.s. dy ajetet e fundit te sures El Bekar, u urdherua me namazet dhe ju dha e drejta per shefat diten e Gjykimit.

Cfare duhet bere ne naten e mire Miraxh?

Si ne cdo nate apo dite tjeter edhe ne kete nate myslimanet duhet ti bejne dhiker Allahut xh.sh. Te bejne pune te mira, te shkojne ne xhami, te falin namazin, te falin namaz nafile, te lexojne Kur’an.

Cila eshte arsye e perkujtimit te nates se mire Miraxh?

Sic e shikuam edhe ne hadithin (thenjen) e mesiperme te Muhammed a.s. vume re se nga qielli i pare deri tek qielli i shtate Profeti Muhammed a.s. eshte takuar me Profetet e Allahut. Edhe ne kete ka nje urtesi. Pra ka nje mesim. Jo me kot jane takuar ato Profet. E ne qe jetojme ne ditet e sotme duhet te perkujtojme vuatjet e Profeteve te Allahut te Madheruar. Ku permend:

Muhammedi a.s. ka thene:

Nje pune e cila realizohet me veshtirsi, me zor,me mund, aq sa mund sa ka heq, Allahu xh.sh ia shumefishon me sevape dhjetra here me shume. Me se shumti une kam vuajtur. Per kete feja islame, feja jone e drejte do te vazhdoj deri diten e Kijametit.

– Ademi a.s.;  Ademi a.s. ka ardhur ne kete bote i vetem. Ka ardhur ne nje kohe ku mbizoteronte thatesira. Kaluan viten ne kete gjendje. Me pas  Ademi a.s. i beri dua Allahut te madheruar per uje duke bere duan e madhe qe vazhdon : “Rabbena dhalemne en fusina…” dhe me pas Allahut i Madheruar ia lehtesoi jetesen. (1)

– Nuh a.s. ka therritur ne rrugen e Allahut per 900 vjet. Ne sot nuk i mesojme ne rrugen e Allahut te Madheruar as femijet tane.

– Ibrahim a,s, ka vuajtur aq shume saqe mbreti e hodhi ne zjarr me qellimin qe ta zhduke ne nje menyre te vecante edhe mirzore, por Allahut i Madheruar e urdheroi zjarrin qe te behet i ftohte per Ibrahimin a.s. Ndersa ne sot nuk na hedh njeri ne zjarr, pasi shkojme vete tek zjarri, pra tek punet e pista, tek haramet.

– Musa a.s. ne kohen e tij ai ka vuajtur aq shume saqe kjo vuatje ka vazhduar qe kur ai ishte foshnje pasi Firaoni urdheroi vrasjen e cdo femije mashkull pasi kishte frige se nje djal do dale dhe do i ze fronin atij.

– Ejub a,s, vuajti me plaget e medha e  te shumta ne trupin e tij saqe e lan si te harruar ne nje vend por Allahu xh.sh e sheroi ate aq bukur saqe nuk e njohen ate.

– Jakub a.s.me humbjen e djalit vuajti aq shume saqe duke qare per te u qorrua.

–  Zekerija a.,s. i cili u fut ne peme per tu fshehur ushtareve jobesimtare dhe e zune tek pema. Ato e sharruan ate persegjalli mbrenda pemes.

Me pas ka udhetuar per ne Sidretul Munteha. Kjo eshte nje pem shum e madhe dhe shume e bukur.

Me pas profeti Muhammed a.s. ka vazhduar deri aty ku nuk ka shkuar asnje krijes tjeter. Ku eshte takuar me Allahun xh.sh (e kan pyetur si e ke shikuar Allahun: Muhamedi a.s. ka then: kam shikuar drite) ku Muhammed a.s. ju obliguan 50 kohe namaze.

Ku eshte nje pershkrim i shkurter i nates se Miraxhit. Le te lusim Allahun xh.sh qe te na forcoj e besimin, te na ruaj nga haramet, te na pranoj lutjet edhe namazet tona.

Ne naten e Isras Allahu xh.sh i shpalli Profetit Muhammed 12 pika

1. Mos i shoqero Allahut shok

2. Te silleni mire ndaj prinderve.

3. Jepu te drejten qe u takon te afermeve, verferve dhe udhetareve.

4. Mos shperderoni, Mos jeni koprac dhe as dore leshuar.

5. Mos vrisni femijet per shkak te frikes se varferise.

6. Mos ju afroni imoralitetit.

7. Mos vrisni njeri me pa te drejte.

8. Mos abuzoni me pasurin e jetimit.

9. Mbajeni premtimet.

10. Jini te drejte kur te peshoni.

11. Mos ec ne ate per te cilen nuk ke dije dhe mos genje.

12. Largoju mendjemadhesise.  (El Isra 22 e ne vijim)

Kur Profeti Muhammed a.s. u kthye ne toke, dhe i tregoj njerezve se cfare kishte ndodhur dhe kur u tregoj mbi xhamin el Aksa, u kuptua se kjo eshte nje mrekulli qe mund ti ndodh vec se nje Pejgamberi, dhe keshtu filluan shume njerez qe te besojne profetin Muhammed a.s. si te derguarin e Zotit duke pranuar keshtu fene islame.

__________

1.Percjellet hadithi i cili tregon se Muhammedi a.s. gjate udhetimin ne naten e Isras shikon ne qiell nje person ulur. Ne anen e djathte te tije kishte disa shqiponja edhe ne anen e majte po ashtu disa shqiponja. Ky person kur shikonte ne anen e djathte buzeqeshte, ndersa kur shikonte ne anen e majte qante. Duke u kthyer nga une me pershendeti duke me thene: Mire se erdhe o Pejgamberi i drejte, mire se erdhe o djale i drejte. Une e pyeta Xhebrailin se kush eshte ky ? Xhebraili me tha: Ky eshte Ademi a.s. , shqiponjat qe jane ne te djahte dhe te ne majten e tij jane shpirtrat e djemve te tije. Ata te se djthtes jane ne xhennet, ndersa ate te se majtes jane ne xhehenem. per kete shkak kur shikon anen e djathte buzeqesh, e kur shikon anen e majte qane. (Muslimi, iman)

 

Marr nga: https://gezim-kopani.blogspot.al/search?q=rendesia+e+nates+se+dyte+miraxh

Leave a Reply