Nje here nje i varfer veren Hidrin a.s. ne rrugen kryesore te mbushur me njerez. I afrohet dhe i thote: Te bekoft Allahu! Me ndihmo me ndonje gje! Hidri a.s. i thote: Une i besoj Allahun, por nuk kam se me çfare tju ndihmoj! I varferi e perserit kerkesen per here te dyte, dhe perseri Hidri a.s. i kthen te njejten pergjigje. Heren e trete i varferi i thote: Te lutem ne emer te Allahut te me japesh ndonje gje, sepse teksa po te shikoja, nga qielli vura re nje drite e cila ju ndriçonte fytyren, ndaj thash; ky njeri eshte i mir dhe do me ndihmoj! Hidri a.s. u prek dhe i tha: Pa dyshim qe une besoj Allahun, por me te vertet nuk kam asnje gje per tju ndihmuar, vetem nese me merr dhe me shet si skllav!
I varfri i thote: Seriozisht e keni ? Hidri a.s. i thote; Pasha Allahun po! Pas kesaj pergjigje , i varferi vepron pikerisht ashtu dhe e dergon Hidrin a.s. ne treg dhe e shet.
Pasi kaloj nje kohe , Hidri a.s. vu ri qe blersi i tij nuk i jepte asnje detyre, ndaj e pyet: Besoj se me keni bler per nje qellim! Me urdhero per ndonje pune! Blersi i thote: Ç’punte thua? Ju jeni plak!
Hidri a.s. kembenguli dhe blersi i tha; Do sjellesh gure nga ai vendi ne kete vend, dhe largohet!
Puna ishte shume e rende, nje mal me gur. Pasi kaloj nje far kohe blersi kthehet dhe me habi veren qe plaku kishte mbartur gjithe guret, dhe i thote: Mendova se nuk do mundje! Dhe ne bisede e siper blersi i thote Hidrit a.s: Shikoj se jeni njeri i mir, ndaj mund tju kerkoj dicka? Urdheri i thote Hidri a.s.?Do largohem per pak kohe prandaj dua qe te kujdesesh per familjen dhe shtepin time!? Hidri a.s. i tha; Sigurisht qe po vetem se me cakto nje pune per te bere! Blersi i thote; Jo, nuk do besh asnje pune pasi je i moshuar dhe nuk dua tju lodh! Pas kembenguljes se Hidrit a.s. blersi i tha: Me bej nje shtepi, dhe largohet.Kur i blersi kthehet, me habi veren shtepin e perfunduar ndaj e pyet Hidrin a.s; Kush jeni ju qe ne kete moshe arrite te ndertosh nje shtepi? Hidri a.s. i tha; Une besoj ne Allahun, dhe per hir te Allahut bera nje betim. Per te ndihmuar nje te varfer bera nje betim ne Allahun per te cilin isha i obliguar ta mbaj. Ai qe beson ne Allahun duhet qe kur te betohet te mbaj betimin, ne te kunderten Diten e Llogarise nuk do kete barre me te rende se betimi i pambajtur. Nese deshiron ta dish, une jam Hidri.
Ne kete moment blersi i habitur tha: O Hider! Edhe une besoj ne Allahun, prandaj ma bej hallall se te kam ngarkuar me pune pa ditur se kush je! Hidri a.s. i tha: Jo, ju ishit korrekt.
Blersi i tha: O Hider! Te lutem me dijen tende gjyko mbi pasurin time nga e cila te marresh aq se deshiron per punen e bere , ose te te jap lirin! Zgjidh dhe merr cilen deshiron! Hidri a.s. i tha: Deshiroj lirin! Blersi me gezim ia dha lirin, ndersa Hidri a.s. falenderoj Allahun xh.sh. qe pasi u roberua ia solli lirin perseri.
Kjo ngjarje meson besimtaret te besojn ne Allahun xh.sh, pasi çdo gje eshte ne doren e Tij dhe njeriu kur te bej betohet, duhet ta mbaj betimin e dhene.
Marr nga: https://gezimkopani.blogspot.com/