Nata e mirë e Israsë dhe Miraxhit

Nata e mirë e Israsë dhe Miraxhit

Ngjarja e Israsë dhe Miraxhit ka ndodhur afërsisht 16 muaj para se Profeti Muhamed (a.s.) të emigronte në Medinë, saktësisht në natën e 26 që lidh natën e 27 të muajit Rexhep të vitit 621 miladi, në vitin e 12 të profetësisë së tij kur ai ishte 52 vjeç.

Hz. Muhamedi (a.s.), me urdhrin e ardhur nga Allahu i Lartë, është dërguar natën nga Mesxhidi Haram (Meke) në Mesxhidi Aksa (Kuds). Ky dërgim quhet “isra” që do të thotë “udhëtim natën”. Dhe prej këtu, është ngjitur në qiell dhe kjo ngjitje apo lartësim quhet “miraxh”.

I gjithë ky udhëtim është bërë me trup dhe shpirt nga Profeti Muhamed (a.s.). Këtë specifikë e bën të qartë në Kur’an ajeti i parë i sures Isra: “I lavdëruar qoftë Ai që e mbarti robin e Tij (Muhamedin) natën nga Mesxhidi Harami (në Mekë) për në Mesxhidin e Aksas (në Kuds), rrethinën e së cilës e kemi bekuar, për t’i treguar atij disa nga mrekullitë Tona. Ai, me të vërtetë, dëgjon dhe sheh çdo gjë.”

Nuk ka dyshim se Miraxhi është një eveniment në kundërshtim me ligjet e natyrës që njohim ne. Por nuk është jashtë fuqisë dhe kompetencës së Allahut (xh.sh.), zotëruesit të fuqisë absolute që ka krijuar çdo gjë dhe që i jep vazhdimësi gjithësisë në harmoni të plotë.

Për të lexuar shkrimin e plotë mbi urtësitë dhe vlerat e kësaj nate dhe ngjarjeje të madhe, klikoni linkun përbri: https://www.kmsh.al/nata-e-mire-e-israse-dhe


-miraxhit/

Leave a Reply