Gjatë ditës së sotme kreu i Këshillit të Përgjithshëm të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë njëherazi edhe Myfti i Tiranës Ylli Gurra ishte i pranishem në aktivitetin fetaro kulturore kushtuar Profetit Muhammed a.s. organizuar nga Myftinia Pukë dhe Medreseja Shkodër.
Në fjalen e tij përshëndetëse z.Gurra tha:”Me kohë jam i informuar mbi disa probleme që ka pasur Myftinia e rrethit të Pukës dhe me lejen e Zotit edhe besimtarët e Fushë-arrëzit do kenë mundësi si të gjithë të tjeret në ngritjen e besimit të tyre duke i bërë adhurime dhe falenderime Allahut xh.sh dhe këtë myslimanët e bëjnë në xhami dhe me lejen e Zotit shumë shpejt edhe Fushë-arrëzi do këtë xhamin e vet.” Ndërkohe Myftiu Gurra i shoqëruar nga Antari i Këshillit të Myftinisë Pukë Basri Selimaj udhëtuan drejtë qytetit të Fushë-arrëzit për të shikuar një mundësi të një vendi të ri që mund të shfrytëzohet për ndërtimin e xhamisë.
Prej vitesh Myftinia e rrethit të Pukës ka kërkuar leje për ndërtimin e një xhamie në këtë njësi vendore por për arsye të caktuara që prej kater vitesh kjo leje nuk është dhënë nga organet kopetente.
Puke 28.3.2015