Përkujtohet Profetit Muhammed a.s. në qytetin e Pukës.

Sot në qytetin e Pukës si asnjë herë më parë ishte i mbushur me dashuri dhe gezim, atmosfer  e shkaktuar nga programi madhështore i titulluar “Përjetësisht me Ty” kushtuar Profetit Muhammed a.s.

Puke 28.3.2015
Puke 28.3.2015

Myftinia Pukë në kuader të përkujtimit të Profetit Muhammed a,s. në bashkepunim me Medresen H.Sh.Shamia dega e Vajzave dhe shoqatën Istanbul u organizua aktiviteti fetaro kulturore kushtuar Hz.Muhammed a.s.

Aktiviteti u hap me hymnin kombëtare për të vijuar me leximin e Kur’anit. Në fjalen e tij Myftiu i Pukës Gëzim Kopani pasi falendëroj pjesëmarrësit si dhe autoritet zyrtare tha: “Të ndëruar besimtarë jemi bashkuar sot këtu për të përkujtuar dhe kujtuar këshillat e hz.Muhammed a.s. Këshilla këto që përçojnë paqe dhe dashuri. Prandaj prania juaj është dëshmi e gjallë e myslimanizmit në rrethin e Pukës. ” Drejtori i Medreses Shkodër Kujtim Dervishi pasi përshëndeti autoritet e pranishme bëri një panorame të veprimtarisë së Medreses Shkodër.  Kreu i Këshillit të Përgjithshëm të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë njëherazi edhe Myftiu i Tiranës Ylli Gurra tha: “Me të vërtet ndjehem i emocionuar që ndodhem sot në qytetin e Pukës dhe me lejoni të falendëroj Myftinin Pukë për aktivitet që zhvillon si dhe Medresen Shkodër e cila jep kontribut jo vetem në arsimimin e qindra nxënësve por edhe zhvillimin e aktiviteteve fetaro kulturore.” Aktivitetin e përshëndeti edhe N/Kryetari i Këshillit të Qarkut Shkodër Ferit Ringaj. Në këtë aktivitet madhështor ndër të tjerë mori pjesë kryetari i shoqatës Istanbul Ridvan Seferaj, Atasheu për Ceshtje Fetare në Ambasaden Turke Saban Islek, Kryetar Komunash etj, E ftuar e veçantë e programit ishte edhe kengetarja Mukades Canga dhe Selma Bekteshi.

Në fund të aktvitetit të pranishmit moren dhuratë shumë literature islame po ashtu ata moren pjesë në koktein e përgatitur për këtë rast .

Puke 28 mars 2015

 

Leave a Reply