Myftiu i Pukës Gëzim Kopani zhvilloi një vizitë në familjen e Drilon Murataj të cilit pak ditë më parë i nderroj jetë bashkëshortja duke sjell në jetë fëmijen e katërt.Djalit të vogel i vun emrin Jeton pasi në të jeton dhe shpresa e këtij babai hero që i vetem duhet të kujdeset për katër të vegjlit e tij.Më këtë rast Myftiu apeloj të gjithë që kanë mundësi të ndihmojnë këtë familje pasi sot më shumë se kurrë kan nevojë për ndihmen e mbeshtetjen tonë. Kryezi, 25 shkurt 2023