Myftinia Puke shtron iftarin tradicional me mbeshtetjen e shoqates Istanbul

Myftinia Puke me mbeshtetjen e shoqates Istanbul ka organizuar shtrimin e iftarit tradicional qe shtrohet cdo vit nga Shoqata Istanbul ne qytetin e Pukes.

Ne kete iftar mori pjese Myftiu i Pukes Gezim Kopani, kreu i shoqates Istanbul Ridvan Seferaj kordinator te Medreses H.Sh.Shamia Shkoder etj. Ne fjalen e rastit Myftiu Gezim Kopani falenderoj shoqaten Istanbul per iftarin e shtruar duke e kthyer ne nje tradite te vyer shtrimin e iftarit mes vellezerve dhe motrave myslimane ne qytetin e Pukes. Ju tashme e dini qe shoqata Istanbul njeherazi edhe Medresaja H.Sh.Shamia Shkoder mbeshtet Mytinin e Pukes ne aktivitete te ndryshme sociale, kulturore e ne vecanti te dy kurseve islame qe zhvillohen ne Puke. Per kete ne emer tuaj i falenderoj per bashkepunimin e krijuar mes dy institucioneve.

Ne emer te shoqates Istanbul pershendeti Kordinatori i Medreses H.Sh.Shamia Shkoder dega e Djemve Fehmi Dushku i cili nder te tjera tha: “Ishte kenaqesi qe ne te hajme nje iftare te gjithe sebashku. Ne medresen H.Sh.Shamia Shkoder pothuajse cdo nate shtrojme iftare por per ne sinqerisht eshte nje iftar shume i vecante..”

Ne kete iftar moren pjese rreth 150 persona, ku pjesmarres ishin agjerues, femije jetim, nxenes te kursit islam etj.

Para iftari per familjet ne nevoj, pa te ardhura u be e mundur shperndarja e disa pakove ushqimore te mundesuara nga shoqata Istanbul.

Ramazan 2017

20170606_201529 20170606_201641 20170606_201715 20170606_204738

Leave a Reply