Myftinia Pukë organizon simpozium me rastin e natës së mirë Isra dhe Miraxh

Në kuadër të natës së mirë Isra dhe Miraxh, Myftinia Pukë me mbeshtetjen e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë organizoj sot, 27 shkurt 2022, në qytetin e Pukës simpoziumin me titull: “Vlerat e muajve dhe netëve të mirë”. Nderuan me pjesmarrjen e tyre Nën Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë H.Taulant Bica, Myftiu i Pukës Gëzim Kopani , Nën Myftiu i Tiranës Erjol Haxhiu, Myftiu i Kurbinit (Laç) dhe Lezhës Emirjon Vathaj etj. Aktiviteti u hap me kendim të Kur’anit nga imam Erjon Laçi për të vijuar me fjalen përshëndetëse të Myftiut të Pukës Gëzim Kopani i cili ndër të tjëra tha: “Nëtet e mira dhe muajt e mirë, siç është muaji ramazan janë për njerëzimit me qëllim afrimin me Krijuesin e Gjithësisë. Ndaj ju ftoj të lusni Allahun xh.sh, të falni nazin në xhami sepse duke e lut Allahun xh.sh. ne do kemi Allahun xh.sh, me vete.” Ndërsa në fjalen e tij Nën Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë H.Taulant Bica ndër të tjera tha: “Kam kënaqësin që ndodhem sot në qytetin e Pukës në këtë takim të organizuar nga Myftinia Pukë, ndaj vlersim të sinqertë për Myftiun dhe stafin e tij që organizoni aktivitet të tillë i cili i shërben të gjithëve, vetës tonë sëpari por edhe njëri-tjetrit .” Me pas aktiviteti vijon me fjalen përshendetëse të Myftiut të Kurbinit dhe Lezhës Emirjon Vathaj për tu mbullur me shpërndarjen e disa literaturave islame.

Leave a Reply