Mire se vjen muaji i bekuar i Ramazanit

Ramazani vjen me rrjedha kuptimesh dhe emocionesh, qe ujisin zemrat e thara dhe te etura, duke favorizuar boten e brendshme te njerezve per kuptime dhe koncepte te reja. Ne ditet, oret dhe minutat e ketij muaji te bekuar, zemrat behen aq te kthjelleta dhe arrijne kaq thellesi shpirterore, saqe njerezit kurre nuk deshirojne te largohen nga atmosfera e tij paqesore. Ne kete menyre, keta njerez te perkohshem arrijne ne graden e qenieve te perjetshme, ndersa cdo sjellje e tyre, e programuar sipas shpirtit te tyre te adhurimit, arrin vlera ceremonish parajsore.

Per te vemendshmit e ketij muaji, iftaret mbushen me ndjenjen e adhurimit dhe thuajse bashkengjiten me teravitel syfyret nderthuren me namazin e nates dhe marrin pjese prej afrimit me Meshireplotin; rruget mbushen me udhetaret e xhamive, faltoret oshtijne si Qabja me tekbire; tregjet sikur kthehen ne faltore dhe faltorja vete sikur shnderrohet ne Qabe.

Cdo ze, cdo levizje, cdo hap dhe cdo veprimtari ne kete muaj, ne menyren e tyre, na bejne te ndihemi pjese e spiritualitetit te Ramazanit. Ndersa mundohemi te perjetojme ate thelle ne gjokset tona, ky muaj, me momentet me te zjarrta, na dhuron ndjesi e emocione te vecanta. Duke i ofruar shprese e vullnet “etjes” se zemrave tona, ai iu rikthen gezimin syve te perlotur dhe buzeqeshjen fytyrave te brengosura.

Prandaj, nuk duam kursesi qe Ramazani te largohet; nuk duam por, sikur cdo gje qe vjen duhet te ike kur t’i vije koha, edhe ai si nje i ftuar gezimsjelles, vjen e , pasi qendron njefare kohe, largohet. Pas tij vjen Bajrami, si kurorezuesi i vetem i gjithe pasurive te ketij muaji magjepes.

Nga: Broshura e Ramazanit 2016 botuar nga Komuniteti Mysliman i Shqiperise

Leave a Reply