MESAZH URIMI ME RASTIN E FESTËS SË KURBAN BAJRAMIT
Në emer të Allahut, Mëshiruesit dhe Mëshirëbëresit !
Të nderuar besimtarë mysliman të rrethit të Pukës !
Nesër, datë 27 maj 2026, është festa e bukur e Kurban Bajramit. Festë e cila përcjell tek ne mesazhet e dashurisë , respektit ndaj njëri – tjetrit. Besimtarët mysliman në këtë festë të bekuar bashkohen në lutje dhe dua në Allahun xh.sh. Ndaj në emrin tim përsonal dhe të Myftinisë së rrethit të Pukës, uroj të gjithë besimtarët mysliman: Gëzuar dhe për shumë vjet festën e Kurban Bajramit! Çdo herë e festofshi të gëzuar , të lumtur, me shëndet dhe mirësi në familjet e juaja! Dhe urim të veçantë besimtarët mysliman emigrant kudo që ndodhen. Edhe një herë Gëzuar festen e Kurban Bajramit!