Mejtepet e Myftinisë Pukë dhe Roli i tyre 1523-2017

Mejtepet e Myftinisë Pukë dhe Roli i tyre

005

Nga; Gezim Kopani , Myfti i Pukës

Abstrakt

Hyrja e besimit islam ne rrethin e Pukës (1523), ku pasardhësit e Princ Progon Dukagjini u konvertuan në besimin mysliman duke filluar nga Mustaf Pasha. Në vitin 1947 u vëndos Kajmekami në Pukë (vendi ku sot quhet Koder Hani), dhe më pas u ndërtua xhamia e Kodër Hanit. Mejtepet e Pukës përfshinë tre prejudha atë Osmane (1523-1912), Prejudhen e pas shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë (1912-1967) dhe me prejudhen e fillimit të lirisë së besimit (1991)

Para se të flas për Mejtepet e Myftinisë Pukë e shikoj të nevojshme të shpjegoj shkurtimisht historin e fillimit të fesë islame në rrethin e Pukës.

Në vitin 1523 pasardhësit e Princ Progon Dukagjini u bën myslima dhe ai u shpall si Mustaf  Pasha. Shembullin e tij ndoqen edhe shumë familje të tjera fisnike si Kabashi,  Puka etj. Me konkretish përqafuan besimin mysliman Pal Mziu e Boçe Mziu. Në shekullin XVI Puka, IballjaSpasi u shpallen Nahi dhe që ishin pjesë e Sanxhakut të Dukagjinit me qendër në Peje [1].

Rreth vitit 1547 perandoria Osmane kishte vendosur adminstrimin e saj në Pukë, pikerisht në vendin e quajtur Kodër Hani. Ndër të tjera aty flitet se u ndërtuan:

KajmekamiXhamia, bashk me Myftininë , MejtepiHaneKarakoll [2], Imarati [3]) etj.  Pas vitit 1547 u vendos imami dhe muezini në krye të xhamive e mejtepeve.  Pas xhamisë së Koder Hanit, u ndërtua xhamia Kabash [4], xhamia Qerret,  Xhamia Mal Zi,  Xhamia Kryezi,  Xhamia Iballe dhe më pas disa raste pran tyre u ndërtuan edhe mejtepet.

Çfarë kuptojmë me Mejtep?

Mejtep vjen prej fjales araba Mekteb që do të thotë vend ku mësohet lexim (kendim), shkrim  dhe dituri kryesisht të besimit islam. Në disa raste ato kalojnë edhe me emrin Sibjan. Ky sistem u soll në ballkan dhe Shqipëri  nga Perandoria Osmane, dhe  në rrethin e Pukës mendohet se ka ardhur rreth vitit 1500 [5]. Në mejtepet e Shqipërisë kan dhënë mësim kryesisht imamet e xhamive.  Çdo herë Mejtepet e rrethit Pukë kan funksionuar nën administrimin e Myftinisë Pukë të asaj kohe. Myftiu përkatës bënte emrimet e imamëve në xhami të cilët njëkohësisht ishin edhe mësues në Mejtepe. Xhamit dhe Mejtepet u ndërtuan në fillim nga Osmanet. Mejtepet më të njohura në Pukë ishin: Mejtepi i PukësMejtepi i KabashitMejtepi Malit të ZiMejtepi  QerretitMejtepi i KryeziutMejtepi i Iballës dhe më vonë Mejtepi i Micojit.

Mejtepet e Pukës perfshijne 3 prejudha;

1.Prejudha Osmane (1523 – 1912)

2.Prejudha pas shpalljes së Pavarësise së Shqipërisë  (1912 -1967)

3.Prejudha e rikthimit të lirisë së besimit  (1992-2017)

  1. PrejudhaOsmane 1523 – 1912

Pas vitit 1523 feja islame filloj të zë vend në familjet pukjane. Familje të njohura fisnike pranuan islamin. Ata u arsimuan, duke zënë vende në administraten e kohës. Ata arriten të bëhen; Imam, muezin, si dhe kryetar Kajmekami, oficera ushtrie etj. Nga viti 1523 deri në vitin 1570 u hap Mejtepi i Pukës dhe i fshatitKabash.

Si fillim mësuesit e parë ishin mësuesit Osman deri sa u përgatit një brez vendas të cilët ishin të aftë për të marr në drejtim xhamit dhe mejtepet. Rreth vitit 1571 del se në Pukë  jenë bërë mysliman dy breza të familjes fisnike Pukase si; Ali Dizdari dhe Mustaf  Dizdari. Ato u bën të parët e vendit. Femijet e tyre i dërguan për të mësuar në Mejtepin e Pukës.  Përveç të tjerëve Mejtepi i Pukës arriti të nxjerr një figure të shquar si Musa Dizdari ose siç njihej ndryshe Hoxhë Puka. I cili ishte pasardhes i  familjes fiznikeDizdari.  Haxhi Musa Dizdari u bë imami dhe Myftiu i parë pukjan që drejtonte fenë islame në zonen e Pukës.

Pas vitit 1637 fillon veprimtarin edhe Mejtepi i KabashitQerretit, Mal Ziut të cilët ishin në vartësi të plotë në Myftininë e Pukës.

Pas vitit 1710 deri në vitin 1910 Mejtepet e Myftinisë Pukë filluan të zë një vend të rëndësishem në jeten shoqërore ,  kryesisht tek besimtarët mysliman.

Gjatë këtyre viteve mësohet se interesimi i banoreve për të arsimuar femijet e tyre , kryesisht me dije islame ishte i madh. Kështu nga viti 1710-1910 në Mejtepet e zonës së Pukës mendohet të jenë arsimuar shume fëmije , duke na dhënë këtë pasqyrë;

Mejtepi i Pukës ; 495 nxënës

Mejtepi Kabash210 nxënës

Mejtepi Mal Zi180 nxënës

Mejtepi Qerret80 nxënës

Mejtepi Kryezi75 nxënës

Mejtepi Iballe70  nxënës

Gjatë kësaj prejudha nga Mejtepet e Myftinisë Pukë u përgatiten figura të shquara të fese islame. NgaMejtepi i Pukës doli imam Musa Dizdari [6], imam Zenel Hoxhe Mehaj [7] (Myfti i Pukës), imam Beqir Sulejman Laçi [8] po ashtu edhe figura të tjera jo fetare si; Ismail Isuf Laçi i I-rë Kajmekam në Kaçanik të KosovesIsmail O.Laçi i II-të krytar i Kuvendit (Mexhlisit) në Kajmekamin e Pukës.[9]

  1. Prejudha pas shpalljes së Pavarësisëtë Shqipërisë (1912-1967)

Në vitin 1912, organizimi fetare islam në Pukë mori drejtim të ri sidomos gjatë kohes  së mbretit Zog. Nga viti 1912-1967 Mejtepet në Pukë  vijuan normalisht veprimtaria e tyre.

Nga viti 1912-1976 në mejtepet e Pukës vihen re në shërbim imam dhe mësues kryesisht vendas por edhe të ardhur nga Kosova.  Në Mejtepin e Pukës bie në sy imam Zenel Hoxha i cili arrit të nxjerr shumë nxënës të cilet ishin të aftë të drejtonin si imam  ku mund të përmend imam Asllan Hoxha[10] i cili sherbeu në xhamin e Rrypes.  Po ashtu ishte edhe imam Beqir S.Laçi i cili sherbeu në xhamin e Kodër Hanit në Pukë.

Punë të lavdërueshme ka kryer edhe imami  kosovar  Sadik Prishtina [11] i cili u vendos në fshatinKabash të Pukës rreth vitit 1914. Aty ai u emërua imam i xhamisë Kabash për të vijuar  më pas me rihapjen e Mejtepit të fshatit Kabash. Nga  Mejtep i Kabashit dolen imam të njohur si Shaban Rexha [12]dhe Sahit Hoxha [13] si dhe shumë muezina dhe nxënës të dalluar.  Pasi imam Sadik Prishtina mori një specializim ne Normalen e Elbasanit , Myftinia Pukë lejoi që imam Sadik Prishtina përveç mësime islame të jepte edhe mësimin e gjuhës Shqipe. Nga këtu del së shkolla shqipe për herë të parë në fshatin Kabash ka filluar të mësohet në Mejtepin e xhamise Kabash. Ashtu vazhdoi për disa vite. Për këtë arsye duke vlersuar punën  në arsim në vitin 1994 Presidenti i Republikës së Shqipërisë i jep pas vdekjes imam Sadik Prishtinës titullin “Urdhëri Naim Frashëri”[14].

Nën këtë shembull ishte edhe imami tjeter kosovar i quajtur Qazim Nushi [15]. I cili erdh në Pukë në vitin1926 . Ai vëndosi të jetojë në fshatin Qerret të Pukës. Për 40 vitë ai sherbeu si imam i xhamisë së fshatit Qerret po ashtu edhe mësues në Mejtepin e kësaj xhamie.

Imam Qazim Nushi mbahet mend për urtësin e tij si dhe për kulturën islame si dhe për mësimin me dije islame të fëmijëve të ketij fshati [16]. Mësimet për gjuhen Shqipe për herë të parë në fshatin Qerret kan filluar në Mejtepin e Xhamisë Qërret. Më vonë me lejen e Myftinisë Pukë u kthye në shkollë të mirëfilltë e cila vijon  ashtu për katër vite.

Nga Mejtepi i Mal Ziut dallohen disa hoxhallarë të cilet dhanë kontributin e tyre për arsimin islam dhe jo vetem. I till ishte imam Osman Hoxha [17]. Pasi ndoqi Mejtepin në xhamin e Mal Ziut Osman Hoxhavijoj mësimet në medresen e Prizrenit.  Rreth vitit 1890 ai kthehet në fshatin e tij për të filluar detyren si imam për fshatrat; Flet,  Xathë,  Kulumri të Pukës. Me ardhjen e pushtuesit Serb në Pukë,  imam Osman Hoxha dha shembullin e tij Atëdhetar bashk me muezinin Bajram Neziri duke luftuar trimërisht kunder pushtuesit serb derisa imam Osman Hoxha në vitin 1912  ra Deshmor i Atëdheut.

Nga Mejtepi i xhamise Kryezi dolen disa imam dhe muezina nga ku mund të përmend: Zenel (Nel) Ismail Aga, dhe pas tij në vitin 1945 Malush Hoxha.

Nga Mejtepi i xhamise se fshatit Iballe dolen po ashtu disa imam si: Isuf Arif Hoxha [18], i cili pasi përfundoj medresen e Prizrenit emrohet imam i xhamisë Iballe njëherazi edhe mësues në Mejtepin e kësaj xhamie. Pas tij vjen imam Sadik Hoxha.

Mejtepi i Xhamise se fshatit Micoj mbahet mend për shkak të imamit  Shaban Rexha i cili pasi u emruar nga Myftinia Pukë në vitin 1924 hapi në Mejtepin e Xhamisë Micoj  shkollen e parë shqipe. Shkolla shqipe në fshatin Micoj është hapur shumë kohë para shkollës shqipe të qytetit të Fushe Arrëzit.

Të gjitha veprimtarit fetare islame u mbyllen në vitin 1967 si pasoj e sistemit komunist për tu rihapur në vitin 1991.

3.Prejudha e rikthimit të Lirisë së besimit , viti 1991 – 2017

Me ardhjen e demokracisë në vitin 1991, edhe Myftinia Pukë me aq mundësi sa kishte filloj të ringritet duke organizuar takimin e parë tek xhamia e Kodër Hanit ku është fal edhe namazi i Bajramit, dhe po këtë ditë janë shpërndar disa kopje të Kur’anit. Në këtë ditë Myftiu H.Elez Hoxha [19]  i shoqëruar nga ImamH.Ibrahim Hoxha [20] mbajti një ligjerat ku ndër të tjera vuri në duke nevojat dhe kushtet aspakt të favorshme për ringritjen e Myftinisë Pukë.

Të ndodhur përball kushteve të vështira në të cilat ndodhej Myftinia Pukë, Kryetari i Komunitetit Mysliman te Shqipërisë H.Sabri Koçi [21] në vitin 1992 kërkoj ndihmë nga vëllezërit Kosovarë për rimekembjen e islamit në Shqiperi por edhe në Pukë. Në vitin 1992 në qytetin e Pukës u dergua imami kosovarë Adem Ademi i cili krahas detyrës si imam rihapi Mejtepin e Pukës ku si fillim u rregjistruan rreth 80 fëmijë.  Mejtepi vijoi deri në vitin 1994.  Krahas mejtepit të Pukës u hap një tjeter me iniciativ përsonale të H.Qazim Kopani në fshatin Meçe i cili vijoj për rreth 3 vite. Po ashtu ai rihapi edhe mejtepin e xhamisë Kabash i cili vijoj punen rreth vite.

Pas mbylljës në vitin 1994 i Mejtepi i Pukës ai u u rihap në vitin 1998 fal organizimit të shoqatës Bashkësia Kultura Islame Pukë e drejtuar nga H.Qazim Kopani . Sipas rregjistrit në vitin 1999 në Mejtepin e Pukës ken marr mësim 27 fëmijë. Më vonë Mejtepi i Pukës filloj të shtoj nxënësit , kjo sidomos pas vitit 2003 ku shoqata Istanbul filloj të mbështes Mejtepin e Pukës. Mbeshtetje e cila vijon edhe sot. Nga viti 1999-2017 nxenesit e rregullt qe kan marr mësim në Mejtepin e Pukës arrin deri në 832 nxënës.[22]

Pas viti 2000 u hap për herë të parë Mejtepi në Fushe Arrez ku në fillim u regjistruan 12 nxënës dhe qendroj i hapur dëri në vitin 2003, për tu rihapur në vitin 2007. Ky mejtep vjon punën e tij edhe sot në vitin2017.  Nëse do i bashkonim të gjitha vitet e mësimit në Mejtepin e Fushë Arrezit rezulton se kan merr mësim rreth 210 nxënes.

Nga viti 2000 – 2002 u rihap Mejtepi i fshatit Qerret ku moren mësim 40 nxënes. Ky mejtep u rihap nga Muezini i xhamise Puës H.Qazim Kopani i cili u mbyll në vitin 2002 për tu rihapur nga Myftinia Pukë në vitin 2016 ku u regjistruan 30 nxënës.

Në vitin 2002 – 2004 u hapet për herë të parë mejtepi në fshatin Rrape . Ky mejtep u hap nga shoqata Bashkësia Kultura Islame në bashkepunim me Myftinin Pukë . Në fillim moren mësim  9 nxënes. Ky mejtepet qëndroj i hapur dy vite për ti rihapur nga Myftinia Puke në vitin 2017, nga ku u regjistruan mbi20 nxënës.

Në vitin 2003 u rihap mejtepi në fshatin Kryezi ku moren mësim 21 nxënes. Për shkak të kushteve ky mejtep qëndroj i hapur vetem një vit.

Në vitin 2013 u rihap Mejtepi i xhamisë së fshatit Iballe. Ky mejtep vijon punen edhe sot dhe marrin mësim 16 nxënës.

Aktualisht në rrethin e Pukës fuksionojnë këto Mejtepe: Pukë, Fushë Arrëz, Qerret, Iballe dhe Rrape.[23]

Përgatiti

Gëzim Kopani  (Myfti i Pukës)

 
Marr nga blogu: https://gezim-kopani.blogspot.com/2018/03/mejtepet-e-myftinise-puke-dhe-roli-i.html

____________________________

[1] Xhemal Meçi, Libri “Kabashi Puka që në lashtësi 2” fq.93

[2] Karakoll; Burg

[3] Imarat; Vend rezevash dhe shpërndarje ushqimi

[4] Kabash; Fis i njohur në gjithë ndër shqiptarë. Kabashi është fis i pare në zonën e Pukës

[5] Kumtes e mbajtur nga Gëzim Kopani në Pukë  me date; 11 nëntor 2017

[6] Musa Dizdari 1800-1900; Myfti i pare në rrethin e Pukës. Me vendim të Këshillit të Myftinisë Pukë nr.01,dt;24.01.2016 është vlersuar pas vdekjes me titullin “Pishtar Islam”

[7] Zenel Adem Mehaj 1853-1945, Myfti i Pukës

[8] Beqir Laçi 1878-1957 imam në xhamin e vjetër Kodër Hani Pukë

[9] Marr nga; “Ishkodra Vilajet Salnamesi” viti  1894, fq.123

[10] Asllan Hoxha Imam në xhamin e fshatit Rrypë Pukë.

[11] Sadik Prishtina 1892-1977 imam në xhamin e fshatit Kabash.

[12] Shaban Rexha 1901-1976, imam dhe mësues në Xhamin dhe Mejtepin e fshatit Micoj , mejtep i cili me miratim të Ministris së Arsimit të asaj kohe u kthye në shkollë shqipe.

[13] Sahit Hoxha; 1898-1976, imam në xhamin e fshatit Lajthizë Pukë

[14] Titull i akorduar më 11.04.1994.

[15] Qazim Nushi 1898-1976, imam në xhamin e fshatit Qerret Pukë

[16]Mejtepi i xhamisë Qerret ka qenë përball xhamise

[17] Osman Hoxha 1847-1912,Deshmor i Atëdheut, imam në xhamin e fshatit Kulumri Pukë e cila mbulonte fshatrat si Fleti, Xathi etj.

[18] Isuf Arif Hoxha 1820-1919, imam në xhamin e fshatit Kryezi Pukë.

[19] Elez Hoxha 1910-2002, Myfti i Pukës si dhe Qytetar Nderi i Bashkisë Pukë

[20] Ibrahim Hoxha 1922-2012, Myfti i Pukës, si dhe ka shërbyer si imam në xhamin e Rrypës dhe në xhamin e Pukës.

[21] Sabri Koçi, 1921-2003, Kryetar i pare i Komunitetit Mysliman të Shqipërise pas komunizmit.

[22] Sipas arkivit të shoqatës Bashkësia Kultura Islame Pukë

[23] Ky material u përgatit nga Myftiu i Pukës Gëzim Kopani në kuadër të simpoziumit shkëncore me titull: “Mejtepet e Myftinisë Pukëdhe Roli i Tyre” zhvilluar në qytetin e Pukës më 11 nëntor 2017.

Leave a Reply