Me rastin e netëve të mëdha ndihmohen me pako ushqimore dhjetra familje pukjane

Në kuadër të netëve të Mira Myftinia Pukë në bashkëpunim me Zyren e Këshilltarit për Çeshtjet Fetare pranë Ambasadës Turke Tiranë u erdh në ndihmë dhjetra familjeve të varfra të rrethit të Pukës.

Myftiu i Pukës Gëzim Kopani e vlersoi ndihmen e dhënë nga Komuniteti Mysliman i Turqisë duke e cilësuar si ndihmë të nevojshme për këto familje të cilat ndodhen në kushte të vështira ekonomike.  Të gjitha familjet e ndihmuara nuk kan asnjë pjestar të familjes në punë ata jetojnë vetem me ndihmë ekonomike .

Në disa raste në shpërndarjen e pakove ushqimore mori pjesë Myftiu i Pukës Gëzim Kopani si dhe Atasheu për Çeshtjet Fetare pranë Ambasadës Turke Tiranë Shaban Islek.

Nga kjo ndihmë përfituan mbi 100 familje në nevojë. Pakot me ushqime u shpërndanë në Pukë, Rrape, Rryp, Truen, Xathë si dhe disa familjeve në qytetin e Fushë-arrëzit

Pukë 24.04.2015

IMG_3734 IMG_3766 IMG_3764 IMG_3770 IMG_3857 IMG_377220150417_141846 20150417_142730 20150418_110813

Leave a Reply