Këshilli i Teologëve përcakton Zekatin, Sadakanë e Fitrit dhe Fidjen për 2017-ën

Këshilli i Teologëve përcakton Zekatin, Sadakanë e Fitrit dhe Fidjen për 2017-ën
Këshilli i Teologëve pranë Komunitetit Mysliman të Shqipërisë u mblodh për të shqyrtuar disa çështje që kanë të bëjnë me muajin e madhërueshëm të Ramazanit 2017.
Në këtë mbledhje u diskutua për caktimin e nisabit (masë e caktuar nga feja për detyrimin e zekatit), për sadakanë e fitrit, fidjen (pagesa ditore në lekë për ata që nuk munden dhe nuk pritet më pas ta mbajnë agjërimin), si dhe për çështje të tjera.
Pas diskutimeve rreth çështjeve të lartpërmendura, u vendos si më poshtë:
Duke iu referuar floririt (në masën 85 gramë), personi i cili gjatë një viti ka minimalisht dhe jashtë nevojave bazike të depozituar për një vit hënor 470000 lekë, e ka obligim dhënien e zekatit në masën 2.5% ose 1/40 të pasurisë së depozituar.
Ndërsa Sadakaja e Fitrit dhe Fidja për vitin 2017 do të jetë 200 lekë.

 

Leave a Reply