Nga; Gëzim Kopani
Abstrakt
Imam Qazim Nushi lindi në vitin 1898 dhe vdiq në vitin 1976 në fshatin Qerret të Pukës. Imam
Qazim Nushi vjen prej një familje Gjakovare me tradita të shquara Islame dhe Atdhetare. Ai ka shërbyer afro 40 vjet si imam në Myftininë e rrethit të Pukës, pikërisht në xhaminë e fshatit Qerret. Gjatë shërbimit si imam në këtë xhamia ai dha mësime islam dhe jo vetem edhe në Mejtepin
e këtij fshati. Ai kundërshtonte pushtimet që Serbia bënte. Ishte bazë e LANFÇL dhe zgjidhet në Këshillin Antifashist Nacionalçlirimtar të fshatit Qerret. Besimtarët e fshatit Qerret-Pukë e mirëpriten me bujari e respekt për afro 40 vjet. Me nr.prot;67 datë 20.10.2014 Myftinia e rrethit Pukë i bën propozim Komunës Qerret për dhënien e titullit “Qytetar Nderi” imam Qazim Nushit. Dhe me datë 28.04.2015Këshilli i Komunës Qerret e shpall “Qytetar Nderi” pas vdekjes imam Qazim Nushin.
IMAM QAZIM NUSHI NGA NJË FAMILJE KOSOVARE ME TRADITA ATDHETARE
Imam Qazim Jonuz Nushi [1] u lind në një familje atdhetare gjakovare, e cila ndihmoi me luftëtare gjatë Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Me fillimin e Luftës Ruse-Turke, [2] Serbia duke përfituar nga përqendrimi i forcave Osmane në frontin e Danubit, sulmoi Kosovën Lindore, ku dogji mijëra shtëpi shqiptare. Vrau dhe masakroi mijëra kosovarë. Për t’i shpëtuar genocidit të përgjakshëm rreth njëqind mijë kosovarë kaluan në brendësi të trojeve shqiptare të Kosovës.[3] Niman Osman Nushi, gjyshi i Qazimit ishte përkrah mijëra kosovarëve, që zunë hyrjet, udhë e shtiqe[4] të kufirit lindor për të mos lejuar, që forcat shoviniste serbe të hynin më në thellësi trojeve shqiptare të Kosovës. Njëkohësisht morën dhe shpërndanë “muhaxherët”,[5] siç quheshin aso kohe emigrantët politik, duke i ndarë kudo nëpër familjet kosovare, që kishin hapur dyert për ta. Niman Osman Nushi mori në familjen e tij edhe një djalë 13-vjeçar, që ishte larguar prej rrethinës se Nishit [6] i tmerruar përmes zjarreve e të vramëve të përgjakur, ndër të cilët ishin edhe prindërit e tij. Kaq shumë ishte drobitur e hakarritur,[7] sa nuk mbate mend as emrin e vet, as të prindërve të tij të masakruar me bajoneta. Kështu, mbetën ta thirrnin me emrin Djali i Nushve. Së fundmi i mbeti emri dhe mbiemri Nushi. Prof.dr. Pajazit Nushi, studiues e aktivist shoqëror i shquar, tregon se ai “Djali i Nushve” ishte gjyshi i tij, rritur, martuar e jetuar me Nushët eGjakovës. Edhe prof.Pajaziti mban po mbiemrin Nushi në kujtim e respekt të kujdesit që kanë treguar ndaj gjyshit të tij. Për më tëpër edhe bashkëshortën e kishte bijë të Nushëve.
Sulejman Vokshi, udhëheqësi i forcave të luftëtarëve të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, gjatë aksioneve luftarake ne mbrotje të trojeve shiptare prej sulmeve serbo-malazeze, u miqësua me Niman Osman Nushin sa i dha për grua të motrën e vet, Padishahe Vokshin, gjyshja eQazim Nushit apo nëna e babait të tij, e Januzit.
Kjo miqësi ka vazhduar deri me LANFNÇL në Kosovë e Shqipëri meSabrije Mustafë Vokshi (1892-1984), mbesë e Sulejman Ali Vokshit, halla e Asim Vokshit, “Hero i Popullit”. Ajo strehoi edhe Minir Canhasi,[8]i vëllai i Shyhrete Nushit, bashkëshorte e Qazim Nushit. Miniri e strehoi Sabrijen në bazat e veta të LANFNÇL nëpër Kosovë. Këtë mbrojtje ajo nuk e harroi kurrë. Kështu, më 1978 erdhi në Pukë bashkë meAbdurrahim Buzën [9] te familja Nushi me lidhje afërsie familjare. Kjo vizitë pati si qëllim për ta mbështetur familjen Nushi, nga që sigurimi i Pukës i mbante nën survejim si “Kosovarë të Jugosllavisë së Titos”, që bënin edhe kërkesa për të shkuar atje. Shyhretja, e veja e Qazimit,sado që shtëpia e babait të saj, Mustafa Canhasi, kryemyfti i Kosovës, ishte bazë e rëndësishme e LANFNÇL dhe vëllai, Miniri, luftëtar i batalionit partizan “Bajram Curri” në Gjakovë, sa e sa herë kishte paraqitur kërkesen për vizitë në Kosovë te vëllezërit e motrat e saja, me hipokrizi e përcillnin, duke i thënë se “ende nuk kishte përgjigje nga Tirana.”
Sabrije Vokshi, e cila kishte qenë delegate në Konferencën e Bujanit, dhjetor 1943, ku u kërkua bashkimi i Kosovës me Shqipërinë, halla e Asim Vokshit “Hero i Popullit” dhe si bazë e rëndësishme e LANFNÇL, ishte figurë me rëndësi si në Shqipëri, si në Kosovë. Ardhja e saj në Pukë bashkë me piktorin e nderuar,Abdurriham Buza, dhe me ndërhyrjen e tyre, më në fund u bë e mundshme që Shyhrete Nushi e vajza e Qazimit, të shkonte për vizitë familjare në Kosove, ku vëllezërit e motrat e saj e mbajtën atje gjashtë muaj.
QAZIM NUSHI I PËRZËNË ME DHUNË NGA SERBËT, IMAM NË QERRET TË PUKËS
Gjakova, qyteti ku u rrit e jetoi për më se 25 vjet, ka mbajtur gjithnjë qëndrim kundër pushtuesve serbë. Ndër ato që shprehej më haptas ishte edhe imam Qazim Nushi,të cilin regjimi serb filloi përndjekjen e tij dhe kërcenimin derisa i konfiskuan shtëpinë me gjithë rrobat që kishte brenda.
Sipas kujtimeve të familjarëve, ai kurrë nuk e harronte atë mbrëmje vere të vitit 1926, kur po kthehej i lodhur prej pune, gjeti para dere xhandarë serbë, të cilët i thanë se kjo shtepi ishte caktuar për kolonë serbe. Nuk e lanë të merrte as rrobat më elementare të veshmbathjes. Mbeti nëpër miq e shokë, i vuajtur e i varfër. Vendosi të arratisej për në Shqipëri. Gjatë arratisjes së pare, iu vranë shokët. Ky shpëtoi rastësisht. Si u struk [10] për 24 orë në një shkurre, ku nuk e zbuluan dot rojet e kufirit, shkoi në shokë e miq.
E gjurmonin ngado. Më në fund gjatë arratisjes së dytë, mundi të kalonte kufurin dhe të strehohej në Kukës, ku u përkrah prej Selim Shehut. Në kërkim të një mundësie jetese shkoi deri në Pogradec. Me përkrahjen e kosovarëve emigrant erdhi në Pukë. Kur arriti në Pukë ai filloi të njihet edhe me Kosovarë të tjerë të cilët kishin ardhu në Shqipëri për ti shpëtuar genocidit serb.Ai u njoh me Sami Beqen i cili gjithashtu ishte Gjakovar dhe kishte arritur të hapte një dyqan kripe në qytetin e Pukës. Në një rast Samiu e ndihmoi Qazimin nga sigurimi i shtetit i cili e ndiqte nën motivacionin “Agjend i Jugosllavisë” Samiu e fshehu Qazimin në mesin e kripës.Më pas e përcolli tek shtëpia e Myftiut Elez Hoxha. Më vonë imam Qazimi shkoi në Krovë të fshatit Meçe ku u strehu tek shtëpia e
Jah Metës dhe më vonë në Klos tek shtëpia e Hasan Nezirit. Më pas i shoqëruar nga disa besimtarë mysliman të fshatit Meçe vijoi rrugen ku kaluan përmes lagjes Dedaj, Qaf-Rrgjanë dhe trokiten tek shtëpia eMustafë Laçit të cilit i kërkuan ta përcillte deri tek shtëpia e Ukë I.Llukës.[11]
Meqë në Gjakovë kishte kryer studimet e nevojshme fetar, me propozimin dhe interesimin e Myftiut të Pukës H.Zenel Hoxha [12] filloi imam në xhamin e fshatit Qerret. Në raste të veçanta përgjatë muajit të Mevludit dhe Ramazanit ka shërbyer edhe në xhaminë e fshatit Kabash,Lajthizë e Kodër Hani Pukë.[13] Edhe pse fshati Qerret ishte me mundësi jetese më të mira se mjaft fshatra të Pukës, prapë ishte larg mundësive të qytetit të Gjakovës, por imam Qazimi, duke gjetë mikpritje e bujrari, mirësjellje dhe interesim për të, u tregua mirënjohës, dashamirës, komunikues, i qetë, i thjeshtë dhe shumë i përkushtuar për shërbimet fetare si në xhami, si nëpër familje në gëzime e hidhërime të tyre. Një kujdës të vëçantë i kushtoi Mejtepit [14] të xhamisë së fshatit Qerret, ku kishin mësuar breza gjeneratash. Me përkujdesje të vazhdueshme të tij arriti që Mejtepi ndiqej me interes prej rreth30 nxënësish.
Edukimin ne besimin mysliman kurre nuk e lidhte me përbuzjen e besimeve të tjera. Përkundrazi, ishte për mirëkuptim ndërfetar. Ai thoshte: “Përderisa Zoti i Madhërnueshem ka njohë kombe e gjuhë, ka njohë edhe besimet që e njohin Atë për Zot. Profeti ynë Muhamedi a.s ka thënë: Në qoftë se nuk besoni hazreti Isanë a.s. profet, atëherë nuk më keni besuar as mua.”[15] Kështu, imam Qazimi u bë i nderuar si mësues e imam. Edukata familjare, kulturore shoqërore dhe arsimore fetare e bëri aq të lidhur me fshatin Qerret sa u bë simbol kleriku i Qerretit, duke marrë emrin “Hoxha i Qerretit”.
Nxënësi i tij Ahmet Dunga thotë: “Ne e kena pas aq për zemër imamQazim Nushin saqë nuk i
thonim Qazim Nushi , por Hoxha i Qerretit. Axha im Asllan Dani i ka pas marr flokt në shejë familjrariteti të tre fëmijeve të imam Qazim Nushit.”[16]
Ja si e kujton djali i Ukë Llukës, Besnik Lluka: “Më 1967 kur i kërkuan librat fetar sidmos Kur’anin e Madhnueshem për ti dorzuar, ishte tronditur shumë. Shkon te Mustaf Rexha dhe i tregon hallin që kishtë; -Mor Mustafë! Kam ran ë hall të madh! Më kërkojnë librat fetarë me i dorzue. Unë do libra historie e gjeografie të shkrueme turqisht, po i dorëzoi, po si u dorëzohet me dorë teme Kur’ani të pafeve?!”[17] Nxënësi i tij Ahmet Dunga tregon: “Edhe pse isha i vogël, ai arriti të më mësonte aq shumë saqë edhe sot i mbaj mend. Mjaftonte një herë të na thonte mesimin imamQazim Nushi që unë dhe shokët e tjerë ta mbanim mend.” [18] Ndërsa nxënësi tjeter kujton: “Në fakt në kohën timë kena pas hoxhë imam Qazim Nushin i cili ishte shumë i dashur. Na merrte me vete nëper fshat. Në muajin e Ramazanit shkonim sëbashku ne xhamin e Qerretit. U bashim rreth 20 burra. Hoxhen e thirrnin për iftarë disa shtëpi të fshatit. Ai kishte raste që shkonte në xhamin e fshatit Kabash, Kodër Hani në Pukë etj.” [19]
Kështu, u bë i njohur, që në fshatrat përreth Qerretit deri në Kukës eKosovë.
Gjatë pushtimit nazifashist u lidh me lëvizjen nacionalçlirimtare. U bë bazë e LANÇL dhe, kur u formua këshilli nacionalçlirimtar i Fshatit Qerret, më02 nëntor 1944, e zgjodhën anëtar të këtij këshilli me kryetar Kadri Kasemin dhe sekretar Idriz Metin. Më 1967 e provokonin se “mban ramazan” dhe e lexon “jasina”. Me gjithë këto presione nuk i shkeputi lidhjet me Qerretin ku shkonte për vizita ne raste gëzimesh e morte për ngushëllim, por kryente edhe shërbesa fetare. Vajza e tij Nexhmije Meçi tregonte: “Edhe mbas ndalimit të predikimit të fesë, ata e ftonin që të shkonte në rreth.”[20] Vdiq i pikëlluar, se nuk arriti ta shoh ringjalljen e besimit, hapjen e xhamiave e të kishave, aq më tepër të shoh ndërtimin e një xhamie madhështore, qe po ndërtohet sot në Qerret. Momentet e vështira të ndarjes nga jetë na i tregon edhe vajza e tij: “Megjithëse kishin marrë porosi që anëtaret e partisë të mos ngushëllonin as familjen e tonë. Megjithatë kanë ardh kryetari i Gjykatës z.Famir Çela të cilit iu dha vërejtje nga komuniteti i partisë. Po kështu përfitoj nga rasti të falëndëroj të gjithë ata që morën pjesë në varrim.”[21] Sadoqë u nda prej kësaj jete i ndarë prej të afërmeve të tij në Kosovë, ku nuk u lejua për 30 vjet ta vizitonte, prapë la pas një familje të nderuar. Biijat e tij u bënë punojës të dalluar; Nexhmija në arsim, Hidija ekonomiste, Sabrija në Radio Tirana, ku shkëlqeu në sektorin e muzikës tradicionale kombëtrare. Prandaj, Bashkia e Pukës i ka dhënë Sabrijës titull nderi “Krenaria e Pukës”, si dhe Nexhmijes “Mirënjohja e Qytetit Pukë”. Për vetë Qazimin për shembullin e dhënë në
rezistencën kundër pushtuesve serb, forcave nazifashiste i është dhënë statusi “Veteran i Luftës”, kursë për shërbim të shquar si imam në besim, për forcimin e unitetit e të mirëkuptimit ndërfetar tani i jepet nga Komuna Qerret vlerësimi i lartë “Qytetar Nderi”.[22] Shembulli i tij si klerik bashkëkohor, atdhetar, përkrahës i dijes dhe i arsimit, ka fituar respect e mirënjohje nga bashkëkohës të njohur për virtyte, si në Qerret me Kadri Kasemin, Murat Musen, Baram Cenën, Halil Ukën, Nezir Kurtin,Ahmet Mustafën, Zeq Isenin me Elez Jahë Tafilakun, Ismail Nezir Pema, Syl Dani me vëllezërit: Ahmet dhe Elez Dunga, Bajram Çoba, Zenel Meta, Arif Halili etj. Por edhe në Pukë, Kabash etj si; Mustafë Rexha, Ukë Ismail Lluka, Elez e Brahim Hoxha [23] Sahit Hoxha [24] e Shaban Rexha[25] Hasan Neziri, Kapllan Laçi [26], Asllan Laçi, Selim Kurtalia, Sadri Beci, Musa Ademi etj, burra të mirënjohur të Qerretit me Pukë e rrethinë. Në moshen 84 vjeçare më 28 dhjetor 1976imam Qazim Nushi i dorëzon shpirtin e tij Krijuesit të Gjithësisë.
Përgatiti
Gëzim Kopani
Myfti i rrethit Pukë
Marr nga: http://gezim-kopani.blogspot.al/2015/12/imam-qazim-nushi-afro-40-vjet-ne.html
_____________
1.Qazim Nushi; lindur më 05.03.1892 dhe vdiq më 28.12.1976.
2.Lufta Ruse-Turke më; 1877-1878
- Nga libri me autor; Hysni Myzyri, “Kriza lindore e viteve 70 dhe rrëziku i copëtimit të tokave shqiptare.” Prishtinë 2002
4.Shtiqe; rrugë që përdoren nga banorët e fshatrave.
5.Muhaxher; emigrant që largohen nga vendlindja e tyre si pasoj e ndonjë lufte. Fjala “Muhaxher” është fjalë arabe.
6.Nish; Është tokë shqiptare e besimit mysliman.Që në kohen Osmane ka qënë Sanxhak dhe përfshihej nëVilajetin e Kosovës. Në vitet 1877-1878 Nishi u pushtua nga forcat Serbo-Malazeze duke bërë kështu largimin me dhunë të të gjithë myslimaneve shqiptare.
7.Hakarriur; Friksuar
8.Minir Canhasi; pjestar i forcave Antinazifashiste Nacional Çlirimtare të Kosovës.
9.Abdurrahim Buza; “Piktor i Popullit”
10.Struk; u fsheh
11.Gëzim Kopani; “Imam Qazim Nushi mbi 40 vjet i përkrahur në Pukë.”
12.Zenel Hoxh Mehaj; Në vitin 1923 ka qenë Myfti i Pukës.(Shenime të mbajtura nga Myftiu Gëzim Kopanigjatë një bisede me nipin e Zenel Hoxhës , Qamil Zyberi dt;16.07.2006)
13.Gëzim Kopani; “Imam Qazim Nushi mbi 40 vjet i përkrahur në Pukë.”
14.Mejtep; Shkollë (kurse) islame ku mësohen ritet islame, Kur’ani, shkrim, lexim etj.
15.Kujtime nga dhëndri i tij prof.Xhemal Meçi
16.Gëzim Kopani; “Mejtepi i Fshatit Qerret dhe rëndesia e tij (1892)”, kujtime të grumbulluara në vitin2012 nga nxënësi i imamit Ahmet Dunga.
17.Fjala përshëndetese e Besnik Llukës (Antarë i Këshillit të Myftinisë Pukë për Rrapen, dt.23.05.2015)
18.Kujtime për imam Qazim Nushin grumbulluar nga Gëzim Kopani , dt; 23 maj 2015.
19.Gëzim Kopani; “Mejtepi i Fshatit Qerret dhe rëndesia e tij (1892)” Kujtime të grumbulluara në vitin2012 nga nxënësi i imamit Elez Tafilaku.
20.Fjala përshëndetese e Nexhmije Meçi mbajtur me datë; 23.05.2015.
21.Fjala përshëndetese e Nexhmije Meçi mbajtur me datë; 23.05.2015.
22.Me nr.Vemdim 10 datë; 28.04.2015 Këshilli i Komunës Qerret me rastin e 9 Qershorit “Ditës së Kulturës Pukjane” vendosi T’i japë titullin “Qytetar Nderi” (pas vdekjes), imam Qazim Nushit me këtë motivacion: “Përsonalitet me një veprimtari mbresëlënëse, arsimore dhe fetare, si dhe për kontributin e dhënë në konsolidimin e bashkëjetesës mes komuniteteve te besimeve të ndryshme.”
23, Elez e Brahim Hoxha; ish-Myfti të rrethit Pukë.
24.Sahit Hoxha; imam në xhamin e fshatit Lajthizë-Pukë.
25.Shaban Rexha; Imam në Xhamin e fshatit Micoj(1924) dhe Lajthizë Pukë(1948-1967). Vlersuar ngaMyftinia e rrethit Pukë me nr.vendim; 79 datë 26.11.2013 me “Çertifikatë Mirënjohje” pas vdekjes me motivacion: “Për kontributin e dhënë në përhapjen e fesë islame në rrethin e Pukës, si dhe për kontributin e dhënë në forcimin e Mejtepeve të këtij rrethi.”
26.Kapllan Laçi; Dashamirës i imam Qazim Nushit i cili i është gjendur disa herë pranë. Kapllani ishte një malsor i urt, kuvendar e me kujtesë të gjallë që mbante mend ngjarje përreth një shekulli. I ati, Ismail Osman Laçi ka jetuar mbi 100 vjet. Ishte pajtimtar, plak Kanuni dhe në Xhandarmarinë Osmane në Pukë si dhe në mexhlisin (këshillin) e Kajmakamit për rrethin e Pukës. Nga libri “Poeti i Kabashit” fq.128 me autor prof;Xhemal Meçi.