Historiku i Xhamisë së fshatit “Kabash”, Pukë

Sipas të dhënave të lëna nga imamët e Xhamisë së Kabashit, thuhet se xhamia e fshatit Kabash është ndërtuar në kohen Osmane.

Xhami e Kabashit,Fotografi e bere ne vitin 1960.
Xhami e Kabashit,Fotografi e bere ne vitin 1960.

Kjo e dhënë bëhet edhe me serioze për vetë faktin se: “Fshati i Kabashit në kohen e Perandorisë Osmane, por edhe më parë ka qene shume i zhvilluar pasi Kabashi respektohej si “Bajrak” i parë.”  Aq i zhvilluar ka qënë Kabashi saqe u kthye pik e rëndësishme për tregëtarët që përshkronin rrugen nga Prizreni në drejtim të Shkodrës. Sipas të dhënave Kabashi kishte shtëpi shumë të bukura. Të ndërtuara me gurë të gdhendur dhe çatitë të mbuluara me tjegulla.

Nga numri i madh i levizjeve tregëtare Kabashi u bë shumë i njohur ku tek vendi i quajtur “Lamë Lushaj” filloi të zhvillohej tregëtia, madje duke bërë edhe panair çdo ditë të diele, në dy anët e rrugës ku kalonin  “karvanet tregëtare” pikërisht në “Lamë Lushaj”.

Lamë Lushaj ishte një vend “mira”. Në këtë vënd me dëshirë të banorëve u bënë dy ndërtesa: Xhamia e Kabashit dhe Mejtepi i Xhamisë Kabash.

Duke qenëse pjesmarrja e besimtarëve për namaz në Xhaminë e Kabashit pikërisht tek vendi i quajtur “Lamë Lushaj” u kthye si qendër për Kabashasit ku në një vend qendej tregu, xhamia dhe mejtepi beri qe Xhamia e Kabashit te ndërtohet me dy kate. Kati i burrave dhe kati i grave. Burrat kishin hyrjen në vetë pashtu edhe gratë. Arsyeja pse u bë kaq e madh Xhamia është për vetë faktin se Kabashi kishte shumë banorë. Përveç Kabashasve në ndërtimin e Xhamisë merrnin pjesë edhe tregëtar nga Prizreni,Gjakova ,Shkodra etj. Sipas të dhënave gojore: “tregëtarët e Prizrenit në shejë respekti qu u kishte dhënë Kabashasit atyre, dhe për mikëpritjen e Kabashasve vendosen te japin ndihmë në të hodha për ndërtimin e xhamis së Kabashit.

Pas ndërtimit të Xhamisë u ndërtua edhe Mejtepi i Kabashit.  Sipas të dhënave të Musa Llukës (I cili në vitin 2004 ka qenë antarë i Këshillit të Myftinisë Pukë) thotë se: “Në Xhamin e Kabashit ka shërbyer si hoxhë  Imam Sadik Prishtina i cili ishte nga Kosova.”

Fotografi e bere tek varrezat e vjetra te myslimane ne Kabash,Foto e vitit 1960
Fotografi e bere tek varrezat e vjetra te myslimane ne Kabash,Foto e vitit 1960

Përveç detyrës së imamit në Xhamin e Kabashit imam Sadik Prishtina në vitin 1914 hapi Mejtepin e Kabashit duke dhënë mesime fetare ku mësohej gjuha Shqipe, Turke, shkrim e këndim në shqipe dhe lëndë të tjera. Imam Sadik Prishtina pasi përfundoi një kurs pedagogjike ne Elbasan u emërua zyrtarisht nga shteti mesues i shkolles fillore. Mejtepi i Kabashit vazhdoj edhe gjate pushtimit Austro-Hungares (1915-1918). Nga mejtepi i Kabashit dolën nxënës dhe mesues të njohur ndër to edhe imam Shaban Rexha. Sipas të dhënave në vitet 1914-1916 Mejtepi i Kabashit kishte 17 djem dhe 6 vajza të moshës 7-15 vjeç.

(S.Sinani, 60-vjet shkollë shqipe në Kabash,  Puka dhe shkolla, 1978 fq.92)

Në këtë xhami shërbyen si imam edhe hoxhallarët si: Sahit Hoxha, Zenel Hoxha, Haxhi Bajram Haziri i cili ka qenë edhe myezin për pak kohë.

Xhamia e Kabashit sherbeu edhe për fshatrat e tjerë si: Meçe, Krovë, Buhot dhe Llukë. Në atë kohë xhamia e Kabashit zinte vendin e parë për nga xhemati i madh që merrnin pjesë në namaze. Myftinia e rrethit Pukë në vitin 2007 ka bërë çertifikimin e xhamisë së fshatit Kabash me sipërfaqe 204 m2.

V/O: Ky eshte  historik i shkurter.

Përgatiti:

Myftiu i rrethit të Pukës

Gezim Kopani

 

Leave a Reply