Feja islame

Islami eshte feja e vetem te cilen Allahu xh.sh. ia ka derguar njerezimit. Islam do te thote t’i dorezohesh Allahut xh.sh , t’u bindesh urdhereave te Tij, te ecesh i palekundur ne nje rruge te sigurt dhe te besueshme, te dhurosh butesi dhe besim, te mos shqetesosh askend me goje apo me dore (fjale apo vepra.)
Islami eshte emri i fese se shpallur nga Allahu xh.sh. , e cila mbeshtete ne shpallje; ne Kur’an dhe Synet.(1)
Islami eshte fe e paqes, e sigurise dhe mireqenies. Islami eshte feja e bashkimit. Feja islame solli fuqishem normat e barazise se te drejtave themelore dhe ndali çdo diskriminim ndaj njeriut. Shpallja e fundit, iu kushtua mbare njerezimit per te gjitha kohet e vendet, kurse Muhammedi a.s., eshte Profeti i fundit i derguar per mbare njerezimin dhe per te gjitha kohet dhe vendet.
Ne aspektin e tij me themelor, Islami pasqyrihet ne frazen me te perdorur ne te gjithe Kur’anin; “Bismilahir Rahmanir Rahim.” d.m.th; Me Emrin e Allahut, te Gjithemeshirshmit, Meshireplotit.
Emri Allah eshte permbledhes i te gjitha emrave te Zotit xh.sh. Profeti i fundit eshte Muhamedi (a.s Paqja dhe bekimi i Zotit qofshin mbi te), kurse Kur’ani eshte libri i fundit i shpallur.
Ndjekesi i fese islame quhet mysliman dhe nenkupton njeriun, i cili u eshte dorezuar dhe nenshtruar mesazheve te Islamit, i cili perfaqeson qetesine, paqtimin, suksesin dhe shpetimin. Kete emer, besimtarit ia ka dhene Allahu xh.sh. ne Kur’an ku thote:
“...Ai edhe me pare, e edhe ky (Kur’an) ju quajti myslimane...” (Haxh, 78)
Njeriu, i cili e quan veten mysliman pranon te jete i nenshtruar vetem ndaj vullnetit te Allahut xh.sh.
Baza e Islamit eshte besimi i palekundur tek Allahu i Madheruar dhe tek e verteta e shpallur, ndersa maja dhe kulmi i tij eshte te zbvatosh pergjegjesite e tua me ndjesine sikur e sheh Ate (Allahun) dhe Ai (Allahu) te sheh ty (ihsan), si dhe te jetosh vetem me qellimin per te arritur kenaqesin e Tij (Allahut), qe ne terminologjin islame quhet ihlas, parimesi dhe sinqeritet.
Sipas fese islame, njerezit lindin pa gjynahe dhe te pafajshem, ndaj ashkush nuk mund te mbaje pergjegjesi per fajet ose mekatet e te tjereve. Gjynahet e njerezve mund t’i fale njerezve gjynahet apo t’i nxjerre ata nga feja.


Burimi: Ilmihal i zgjeruar (Botim i KMSH, BIK Kosove Dhe BFI Maqedenia e Veriut) fq.18-19



__________
1.Synet; Quhen veprat dhe keshillat e te derguarit te Allahut Muhammedit a.s.

Leave a Reply