Mejtepi i fshatit Qerret dhe rëndësia e tij.(1892)

Mejtepi i fshatit Qerret dhe rëndësia e tij.(1892)

Sipas të dhënave Mejtepi i fshatit Qerret-Pukë ka filluar që shek. XVIII ose XIX-të .Ka të dhena të tjera që falsin se Mejtepi ka filluar rreth vitit 1892.

Elez Tafilaku (Nxenes i Mejtepit te xhamise se fshatit Qerret,Puke)
Elez Tafilaku (Nxenes i Mejtepit te xhamise se fshatit Qerret,Puke)

Në fillim Mejtepi u zhvillonte brenda ambjenteve të xhamisë së fshatit Qerret. Sipas Elez Tafilakut  “Xhamia e fshatit Qerret është ndërtuar në një tokë e dhuruar nga vetë banorët e fshatit Qerret. Xhamia ka pas minare me gurë të gdhendur.Unë kam bërë Mejtep në xhamin e fshatit Qerret. Në kohen time kemi qenë rreth 30 fëmijë. Përveç mësimit të Kur’anit (duke mësuar sure) kena pas mësuar sallavate, tekbire, dua të ndryshme si dhe Mevlud. Në fakt në kohën time kena pas hoxhë Imam Qazim Nushin. I cili ishte shumë i dashur. Na merrte me vete nëpër fshat. Në muajin e Ramazanit shkonim sëbashku në Xhamin e Qerretit. U bashin rreth 20 burra. Hoxhen e thirrnin për iftarë disa shtëpi të fshatit. Ai kishte raste që shkonte në xhamin e Kabashit, Kodër Hanit në Pukë etj. Në fakt me sa di unë, në xhamin e fshatit Qerret përveç Qazim Nushit kan pas shërbyer  edhe hoxhallarë nga Shkodra dhe Kosova.” [1]

Ndërsa Ahmet Dunga [2] tregon: “Me sa di unë, ma do mendja xhami ma të bukur pas Shkodrës në zonën tonë nuk ka pas. Minarja e saj ka ken shumë e bukur, me do gur të kuq të gdhëndur shumë bukur, gdhëndur tamam në formen e harkut të rrubullaket siç e do një minare.” E njejta gjë thuhet edhe nga Elez Dunga (vëlla me Ahmet Dungen) i cili thotë: “Mejtepin e kena pas ba në katin e dytë të xhamisë“. Ndërsa Ahmet Dungashton: “Mesimet islame na bante imam Qazim Nushi. Unë kam marr mesime prej tij mbi 4 vjet. Në kohen time mësimin e banim pasdite pasi u hap shkolla e fshatit Qerret u ban dy orare, paradite zhvillohej mesimet e gjuhës shqipe , ndërsa pasdite mësimet islame.”

Datën e saktë se kur është hapur Mejtepi i Qerretit-Pukë nuk ndodhet e përcaktuar,  por sipas të moshuarve të këti fshati thonë se kan marr mësime në Mejtepin e xhamisë së Qerretit që në vitin 1892. Njëri nga nxënësit e Mejtepit thotë: “Mejtepi i xhamisë së fshatit Qerret ka qenë i hapur që në vitin 1892” [3] Ndërsa sipas të dhënave të tjera del që është i shekullit të XVIII ose XIX-të.

Ahmet Dunga (Nxenes i Mejtepit te xhamise Qerret-Puke) foto; 2015
Ahmet Dunga (Nxenes i Mejtepit te xhamise Qerret-Puke) foto; 2015

Xhamia e fshatit Qerret ishte dy kateshe. Në zonen e Pukës mësohet se vetem Xhamia e fshatit Qerret dhe Kodër Hani kan pas minare.[4] Në fillimet e veta Mejtepi  i Qerretit ka filluar në katin e dytë të xhamisë së fshatit Qerret. Tek vendi që populli i thotë “Hajat“[5] qëndronte mësuesi (imami & hoxha) dhe nga aty zhvillonte mësimet islame nxënësve.

Sipas të dhënave në Mejtepin e fshatit Qerret merrnin mësime shumë fëmijë të fshatit dhe se ishte Mejtepi që kishte më së shumti nxënës.[6]

Hoxha ose thënë ndryshe imami me i njohur i këtij fshati ka qenë imam Qazim Nushi i cili ka shërbyer si imam për rreth 33 vjet. Me mall dhe nostalgji nxënesi i tij Elez Tafilaku thotë: “Ai ishte njeri i mirë. Ka shërbyer shpi në shpi në të gjithë fshatin. Ai ishte shumë i varfer. Dha kontribute të mëdha për xhamin dhe mejtepin e fshatit tonë. Ai u qëndronte pranë çdo kujte dhe ishte i ashper ku bëhej fjalë për parimet islame. Në mejtepin tonë kan marr mesime islame edhe vajzat. Mbaj mend se pothuajse të gjitha grat e fshatit kan qenë me shami.“[7]

Ndërsa Ahmet Dunga tregon: “Në e kena pas aq për zemër imam Qazim Nushin saqë nuk i thonim Qazim Nushi por Hoxha i Qerretit. Axha im Asllan Dani i ka pas marr flokt (në shejë familjaritetit të tre fëmijeve të imam Qazim Nushit.”[8]

Ajo që bie në sy është vjertërsia e fshatit Qerret. Siç e përmenda edhe më siper flitet që Mejtepi i fshatit Qerret ka filluar aktivitetin e vete që në vitet 1800 apo 1892. Nxënësit e këtij Mejtepi edhe sot arrin të permendin disa nga nxënësit e vjeter si:

1.Ram Neziri 2.Syl Dani 3.Xheladin Januzi 4.Rexhep Januzi 5.Ali Myftari 6.Nezir Zmali 7.Kadri Syla  8.Bajram Cena 9.Murat Musa [9]. Nxenesit e vjeter qe jetojne edhe sot unanimisht permendin shoket e tyre te Mejtepit si dhe hoxhen e tyre Imam Qazim Nushin te cilat jane:

1.Elez Tafilaku, 2. Ahmet Dunga, 3 Xhemal Tafilaku, 4. Elez Dunga, 5.Xhemal Toska, 6.Musa Bytyçi, 7.Islam Bytyçi, 8.Beqir Adem Cena, 9. Mustaf Adem Cena,10.Uk Dunga, 11.Muharret Qarri,12Xhemal Dialoshi.

Xhemal Ahmet Tafilaku (Nxenes i Mejtepit te xhamise Qerret-Puke) foto; 2015
Xhemal Ahmet Tafilaku (Nxenes i Mejtepit te xhamise Qerret-Puke) foto; 2015

Kishte edhe nga ato që nuk shkonin rregullisht por që kan marr mesime islame si: 1.Jah Tafilaku, 2.Rexhep Neziri, 3.Selim Neziri, 4.Mustaf Ademi etj.

Imam Qazim Nushi ka zhvilluar mesim në mësueve të tjerë si: Nik Draga[10] dhe Idriz Qanga [11]. Nxënësi i Mejtepit Xhemal Ahmet Tafilaku[12]thotë se: “Edhe mësues Idriz Qangaka dhënë mësim në Mejtepin e xhamisë Qerret krahas mësimeve të shtetit, pasi ai kishte muhabet me hoxhën e Qerretit“.

Nxënesit që kanë marr mësime islame me imamQazim Nushi mbaj mend edhe sot duatë që kan mësuar heren e parë. Ata edhe pse të moshuar fillojnë ti thonë përmëndësh duat dhe suret. Njëri fillon nga “Rabbi jesir (dhe vijon), tjetri fillon “Amentubilahin (dhe vijon) ndërsa tjeteri fillon “Elif , Be , Te,The.. (dhe vijon deri ne fund), si dhe dhjetë suret e fundit të Kur’anit.[13]

Jo vetem nxënësit e imam Qazim Nushit por i gjithë fshati Qerret edhe sot respekton vlerat kulturore dhe islame që ka dhënë Mejtepi i Xhamisë së fshatit Qerret.

Sipas të dhënave nga Mejtepi i Xhamisë Qerret kan dale figura si: Bajram Cena i cili ka shërbyer në xhamin e Qerretit por edhe në xhamin e fshatit Mllojë[14]. Figura të tjera që kan dal nga ky mejtep janë edhe: Syl Dani [15], Ram Neziri[16], Murat Musa [17] etj.

 

Pergatiti: Gezim Kopani

Fotografi: Gezim Kopani

Date; 20 maj 2015

 

Shënim: Ky material u pergatit në kuadër të seminarit “Vlerat Kulturore nën Ndriçimin e Dijes Islame” I  zhvilluar më datë; 23 maj 2015 në qytetin e Pukës.

_____________

[1] Elez Tafilaku; nxënës i imam Qazim Nushit, ndihmës myezin i Xhamisë së fshatit Qerret.I pari telegrafist pukjan në rrethin e Pukës. Fotografi e vitit 2012.

[2] Ahmet Dunga; nxënës i Mejtepit të fshatit Qerret.I datëlindjes 5 janar 1931.Nga viti 1956-1988 ka punuar në zyrat e Petetes në qytetin e Pukës. Po ashtu telegrafist.

[3] Ahmet Dunga; i cili thotë që “Që i vogel babai ime Syl Dani ka shku në xhami si dhe në mesimet e Mejtepit të Xhamisë Qerret dhe babai im ështëi datëlinjdes të vitit 1892.Pra e ka gjet Mejtepin e xhamisë së Qarretit.

[4] Pa përfshirë këtu xhamiat e Malit të Zi (Dukagjinit)

[5] Hajat, populli quante vendin ku qëndronte myezini.

[6] Elez Tafilaku, viti 2012

[7] Elez Tafilaku, viti 2012

[8] Syl Dani është vëlla me Asllan Danin dhe që kan qënë nxënës në mejtep.Në atë kohë mësohet që hoxh ka qenë një imam nga Shkodra.

[9] Emra të përmendur nga Ahmet Dunga (viti 2015)

[10] Nik Draga, Mësues nga Shkodra emruar mësues në shkollen e re të fshatit Qerret.

[11] Idriz Qanga, Po ashtu mësues në shkollen e fshatit Qerret.

[12] Xhemal Tafilaku; Nxënës i Mejteptit të xhamisë se fshatit Qerret.

[13] Sinkronë me njeri tjetrin nxënësit e imam Qazim Nushi si: Elez Tafilaku (viti 2012), Elez Dunga dhe Ahmet Dunga përmendin edhe sot me nostalgji suret dhe duat e mësuara.

[14]Shpjegim i autorit; Gezim Kopani: “Në atë kohë edhe fshati Mllojë mbulohesh nga Myftinia e rrethit Pukë. Sipas Ahmet Dungës tregon se: “Bajram Cena perveç xhamisë së Qerretit ka shërbyer si imam edhe në xhamin e fshatit Mllojë“.

[15] Syl Dani, Myezin i xhamisë Qerret-Pukë.

[16] Ram Neziri, Myezin i xhamisë Qerret-Pukë.

[17] Murat Musa, imam në xhamin e fshatit Lajthizë-Pukë.

 

Leave a Reply