Nderohet me titullin “Mirënjohja e Qytetit” Pukë shoqata V.H.K. Istanbul

Sot datë 23 maj 2015,  Myftinia Pukë zhvilloi seminarin me titull “Vlerat Kulturore nën Ndriçimin e Dijes Islame”.

Kreu i shoqates Istanbul gjate fjales pershendetese. 23.5.2015
Kreu i shoqates Istanbul gjate fjales pershendetese.
23.5.2015

Në këtë seminar mori pjesë Myftiu i Pukës Gëzim Kopani , Kryetari i Këshillit të Bashkisë Pukë njëherazi N/Kryetar i Këshillit të Qarkut Shkodër Ferit Ringaj, Kryetari i Shoqatës Istanbul Ridvan Seferaj, Drejtori i Medresesë H.Sh.Shamia Shkodër Kujtim Dervishi, antarë të Këshillit të Bashkisë Pukë dhe të Myftinisë Pukë si dhe intelektual të tjere.

Gjatë këtij seminari u zhvillua ceremonia e dorëzimit të titullit “Mirënjohja e Qytetit” Pukë shoqatës Vëllazërore Humanitare Kulturore Istanbul akorduar nga Keshilli i Bashkisë Pukë me propozim të Myftinisë Pukë.

Në fjalen e tij Myftiu Gëzim Kopani ndër të tjera tha: “Prej vitesh Shoqata Istanbul ka zhvilluar aktivitete të ndryshme në bashkëpunim me Myftininë e Pukës duke kontribuar në arsimimin e të rinjve pukjan. Brenda 10 viteve dhjetra pukjan janë arsimuar në Medresen e Shkodrës dhe jo vetem. Po ashtu kjo shoqatë u ka ardhur në ndihmë dhjetra familjeve të varfra duke i ndihmuar me ushqime e veshmbathje etj.”

Ndërsa Kryetari i Këshillit të Bashkisë Pukë Ferit Ringaj tha: “Eshtë nder për mua që të vlersoj shoqaten Istanbul e cila është gjendur pranë Myftinisë Pukë, qytetarëve të Pukës dhe të gjithë rrethit, duke zhvilluar aktivitete arsomore, kulturore por njëkohësisht duke ndihmuar dhjetra familje pukjane. Realisht është pak ky titull për këtë shoqatë duke pasur parasysh kontributin e madh që ka dhënë për puken. Falenderim i vecante shkon për të gjithë Këshilltarët e Bashkisë Pukë të cilet unanimisht ishin në dakortësi për dhënien e titullit “Mirënjoja e Qytetit” Pukë shoqatës Istanbul.

Në fjalen e tij Kreu i Shoqatës V.H.K. Istanbul Ridvan Seferaj tha: “Në emer të stafit të Shoqatës Istanbul dua të shpreh falenderimet për qytetar pukjan, për Myftininë e Pukës si dhe për Këshilltarët e Bashkisë Pukë të cilët sot na nderuan me këtë titull.

Antari i Këshillit të Myftinisë Pukë Afrim Laçi mbjati kumtesen “Shoqata Istanbul, mbi dhjetë vite kontribut në rrethin e Pukës.”

Moment emocionues ishte edhe fjala përshëndetese e Medresistes pukjane Aulona Lluka.

Gjatë këtij seminari u dorzua edhe titulli “Qytetar Nderi” pas vdekjes imam Qazim Nushi akorduar nga Këshilli i Komunës Qerret.

Pukë; 23 maj 2015

image-60bca3e0d09bfdfa63801c4e9c31d3eca4630a38fc298eb6bb7bbc1dabcec631-V

Leave a Reply