Gëzim Kopani ( Myfti i rrethit Pukë )
Në janar të vitit 2005 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë emëron Gëzim Kopanin Myfti të rrethit Pukë, detyrë të cilen e vijon dhe sot. Gezim Kopani u lind në fshatin Meçe , Pukë më 01.09.1983.
Pas shkollës 8-vjeçare “Migjeni” Pukë , ka vijuar shkollen e mesme në Medresen e Tiranës. Më pas studimet në Stamboll. Pas kthimit në Shqipëri ka ndjekur disa studime dhe trajnime sidomos në fushen e Informatikës dhe të mësuesisë.
Shërbimin fetarë Gëzim Kopani e filloi në muajin shtator të vitit 2004 duke u emëruar në fillim KMSH imam në xhamin e qytetit të Pukës te cilen e vazhdoj deri në muajin janar të vitit 2005 ku Komuniteti Mysliman i Shqipërisë e emëron Gëzim Kopanin Myfti të rrethit Pukë.
Krahas detyrës së imamit dhe Myftisë Gëzim Kopani nga viti 2005 e në vijim ka dhënë mësime islame në Mejtepin e; Pukës, Fushë-Arrëzit, Qerretit dhe Rrapës. Ndërsa në vitin 2008 Gëzim Kopani emërohet nga Zyra Arsimore e Rrethit Pukë mësues i lëndës së Informatikës. Kështu nga 2008-2013 dha mësim në shkollat: Shkolla 9-vjeçare “Migjeni” Pukë, Shkolla e mesme e bashkur Ndue Pjetri Luf, Shkolla 9-vjeçare Shtjefen Gjeçovi Gomsiqe, Shkolla 9-vjeçare Rrape , Shkollen 9-vjeçare Ali Bytyçi Qerret dhe në fund në Shkollen e mesme Sabah Sinani Pukë.
Gjatë këtyre viteve Myftiu Gëzim Kopani dha kontributin të çmuar në; Çertifikimin xhamive dhe tokave vakuf të Myftinisë Pukë si përshembull: Çertifikimin e tokës dhe Rindërtimin e xhamisë së vjetër Kodër Hani Pukë, rindërtimin e xhamisë së fshatit Qerret, Iballe, çertifikimin e xhamisë së qytetit Pukë dhe tokës së saj etj.
Sëbashku me babain e tij H.Qazim Kopani myftiu Gëzim Kopani arriten të rihapnin në vitin 1998 Mejtepin e Pukës për të vijuar me rihapjen e mejtepeve si: Qerret, Iballe, Kryezi madje arriten të tahpin për herë të parë mejtep në Fushë Arrëz dhe Rrape.
Me vizionin e tij Myftiu Gëzim Kopani arriti të krijojë për herë të parë bashkëpunime me institucione të shumta islame si; Bashkësia Islame e Republikës së Kosovës, Ambasaden e Shtetit të Kuvajtit në Shqipëri, Ambasaden Turke , Arabe në Shqipëri , me fondacione dhe shoqata të ndryshme islame, kulturore brenda dhe jasht vendit si dhe rilidhjen e bashkëpunimeve me Myftininë Prizren dhe Gjakovë etj.
Falë këtyre bashkëpunimeve çdo vit ka arrit të zhvillojë me suksese aktivitete të shumta islame, kulturore, arsimore si dhe të ndihmoj dhjetra familje në nevojë. Pa përmend vitet e mëparshme vetem gjatë vitit 2021-2022 ka arrit tu gjendet pranë 2525 familje në nevoj pa dallim bindjesh. Më konkretish ne vitin 2021 , janë mbeshtetur 1298 familje, ndërsa në vitin 2022 janë mbeshtet 1227 familje në gjithë rrethin e Pukës. Mbeshtetja sociale ka konsistuar në: sobë drush, lëndë drusore për zjarr, jorgan, batanije, mjete shkollore, këpucë, pako ushqimore etj. Për më shumë ju mund të shikoni Analizat e Punës që ndodhen të publikuara këtu.
Gëzim Kopani është i martuar dhe ka tre fëmijë; një djalë dhe dy vajza.
Disa fotografi të aktiviteteve të Myftiut të rrethit Pukë Gëzim Kopani
DETURAT E MYFTIUT
Neni 82
(Statuti i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë)
Myftiu drejton dhe organizon të gjithë veprimtarinë e myftinisë. Organizon ceremonitë për festat fetare të besimit musliman.
Ndjek dhe kontrollon veprimtarinë fetare në xhami në juridiksion të myftinisë, për zbatimin e statusit dhe rregullores së brendshme të KMSH-së.
Organizon hapjen e kurseve fetare në xhami e myftini dhe ndjek e kontrollon fuksionimin e tyre.
Interesohet dhe bashkëpunon me besimtarët muslimanë, organet e pushtetit lokal dhe donatorë të ndryshëm për ndërtimin e xhamive në fshatra, komuna ose në qytetet ku nuk ka objekte kulti.
Bashkëpunon me organet e pushtetit vendor në rreth dhe qark për evidentimin, njohjen dhe kompensimin e pronave.
Ngre padi në gjykatë në emër të Komunitetit Musliman të Shqipërisë kundër përsonave fizik ose juridik, që cënojnë interest e myftinisë. Përfaqëson Komunitetin Mysliman të Shqipërisë në proceset gjyqësore.
I propozon Kryesisë së Komunitetin Mysliman të Shqipërisë kandidaturat për emërim e lëvizje kuadri, ulje ne detyrë, masat disiplinor.
Mbikqyrë dhe kontrollon gjithë veprimtarinë fetare të myftinisë.
KONTAKTI I MYFTIUT
- Email: gezimi_01@hotmail.com & gezimkopani@kmsh.al
- Mob: +355685020099
Blogu dhe Webi i Myftiut
Disa shkrime të Myftiut
Meso fenë islame
Historia e profetëve
Hadithe të përzgjedhura
Agjërimi
Mjekimi sipas mësimeve islame
Fjalor islam
Përhapja e besimit mysliman në rrethin e Pukës ndër vite.(1523-1990)
Kontributi i hoxhallarëve pukjan për Liri e Pavarësi
Xhemal Naipi përfaqesoi Myftinë e Pukës në kongresin e parë mysliman të vitit 1923
Jeta e Zenel Hoxhe Mehaj (1853-1945)
Sadik Prishtina, Hoxha në kujtesen e pukjanëve.
Imam Osman Hoxha , Hoxhë dhe Atdhedashes
Jeta e Imam Elez Hoxha (1910-2002)
Jeta e imam Shaban Rexha
Jete e imam Sahit Hoxha
Jeta e imam Ibrahim Hoxha ( 1922 – 2012 )
Puka,qyteti që vuante mungesen e xhamisë
Historiku i Xhamisë së fshatit Kabash, Pukë
Ura e Hoxhës, Gomsiqe-Pukë
Islami dhe Kazaja e Pukës
Disa nga shkaqet e pranimit të islamit në Shqiperi
Xhamia e fshatit Iballe, Pukë
Xhamia e fshatit Lajthize,Puke
Imam Qazim Nushi afro 40 vjet në sherbim të islamit në xhaminë e fshatit Qerret të Pukës.
Mejtepi i xhamise se Iballes
Rëndësia e Mejtepit të Xhamisë së fshatit Qerret Pukë (1892)
Xhamia Rrypë , Pukë (1318 h)
Kalaja e fshatit Flet, Pukë
Historia e besimit mysliman në fshatin Flet
Dashuria ndaj Atdheut urdhër nga Krijuesi i Gjithësisë
Shaban Rexha, mësuesi shëmbullor i Mejtepeve të Pukës
Mejtepi i fshatit Kabash Pukë para 85 vitesh
Kuvendi (Mexhlis) i Kajmekamit të Pukës
Lista e Myftive dhe Imamëve në Pukë
Çfarë është Hadithi ?
Hadithe te perzgjedhura
Fisi i Kabashit