Me kerkese te kryetares se Komitetit Shteterore Per Kultet znj.Loreta Aliko u zhvillua sot 22 nentor 2017 nje takim zyrtare ne Myftinine e Pukes nga ku u prit nga Myftiu Gezim Kopani.
Kryetarja e KSHK-se beri te ditur arsyen e vizites dhe kerkoj te vihet ne dijeni per situaten aktuale ne Myftinine e Pukes, nder te tjara ajo tha: “…si institucion ka kohe qe jemi vene ne dijeni per disa problematika qe Myftinia Puka ka hasur kryesish ne zonen e Fushe Arrezit. Eshte e drejte kushtetuese qe cdo besimtar te praktikoje besimin e tij. Sot ndodhem ketu per te bere bisedime edhe me kryetaret e Bashkive , pasi i shikoj si faktor kryesor. Shteti eshte asnjanes dhe duhet te mbaj ekujliber , dhe duhet te jete i baraz larguar nga te gjitha fete…”
Me pas Myftiu i Pukes Gezim Kopani e prezantoj kryetaren e KSHK-se me situaten dhe problematikat me te cilat perballet Myftinia Puke.
Nderkohe ne disa raste Myftinia Puke eshte perballur me paragjykime dhe bllokime te ndryshme te cilat kufizonin ne menyre drastike lirin e ushtrimit te besimit, dhe ne disa raste edhe te aktiviteteve qe Myftinia Puke zhvillon.
Puke, 22 nentor 2017