Nderron jete dijetari Shuajb Arnauti

Shuajb Muharrem Aranuti (1928-2016)

Shuajb Aranuti
Shuajb Aranuti

Nderron jete ne moshen 88 vjeçare dijetari bashkekohore Shqiptar Shuajb Arnauti. Ai eshte i njohur per dijen e tij veçanarisht ne shkencen e Hadithit. Per nje kohe te gjate eshte marr me shkencen e Hadithit duke dhene kontribut te shquar ne pastertin  e hadithit duke u rreshtuar me dijetaret e tjere te botes islame.

Shuajb Arnavuti u lind ne Damask te Sirise ne vitin 1928 dhe eshte me origjine shqiptare nga qyteti i Shkodres. Ai mori mesime te vyera nga nje dijetar tjeter shqiptare sic ishte Sulejman Gavoçi dhe qe ne moshe te vogel arriti te mesoj gjuhen shqipe dhe arabe. Pas mesimit  te gjuhes arabe nga dijetari Sulejman Gavoçi ai iu perkushtua mesimit te jurisprudences islame.

Ne vitin 1958 prane biblotkes islame te Damaskur Aranuti merr nen drejtim sektorin per Studimin e Hadithit te cilen

e drejtor per 20 vjet. Gjate kesaj kohe arriti te merrej me vertetesin e mbi 70 vellimeve. Ne vitin 1982 shperngulet ne Jordani ku fillon punen si Pergjegjes per Vertetesin e Hadithit ne qendren e nje prej shtepiave me te medha botuese.

Prej veprave te tij me te njohura jane: Sherh es suneh te Begaviut me 16 volume. Musned el Imam Ahmed ibn Hanbel me 50 volume, Sunen et Tirmidhi me 16 volume dhe Sijer alam en nubela te Dhehebiut me 25 volume.

Shuajb el Arnauti ka dhene disa mesime dhe predikimi ne gjuhen shqipe. Ai e ka vizituar disa here Shqiperin, Kosoven dhe Maqedonine. Vizita e fundit qe beri ishte ajo e vitit 2011 ne Shqiperi ku mbajti disa ligjerata si ne xhamiat e Shkodres, Tiranes etj.

Kur permendej Shqiperia ai thoshte: “Gjaku me leviz ndryshe kur them se jam shqiptar, dhe se vet emri dhe nofka ime deshmon se jam shqiptar.”

Keshilla e tij per shqiptaret ishte: “Pavaresisht koheve te erreta qe kaloi vendi (shqiperia) duhet qe sot te zgjoheni dhe te ruani amanetin e te pareve tuaj. Qendroni, mos e leni kete fe (islamin).Rune besen e te pareve tuj.”(Xhamia Parruce Shkoder 8.07.2011)

Shuajb el Arnauti vdiq ne moshen 88 vjecare (27.10.2016) ne Aman te Jordanis ndersa varrimi do behet diten e xhuma (28.10.2016) pas namazit te Xhumase ne Xhamin el Fehja , Jordani.

Pergatiti: Gezim Kopani (Myfti i Pukes)

 

 

 

Leave a Reply