Gjate dite se sotme date 18 qershor 2013 zv/Kryetari i Komunitetit Mysliman Bujar Spahiu i shoqeruar nga Drejtori i Burimeve Njerezore Dorian Demetja si dhe nga Pergjegjesi i Sektorit te Rinise prane KMSH-se Lauren Luli zhvilluan nje vizite pune ne Myftinine e rrethit Puke. Zv.Kryetari i KMSH-se u prit nga Myftiu i Pukes imam Gezim Kopani.
Kjo vizite u zhvillua ne kuadrin e pergatitjeve per muajin e shejte te Ramazanit. Gjate vizites zv/Kryetari i KMSH-se Bujar Spahiu nder te tjera tha: “Vizita e jone ne Myftine e Pukes zhvillohet ne kuaderin e muajit te shejte te Ramazanit si dhe ne mbeshtetje te aktiviteteve qe Myftinia Puke zhvillon ne rrethin e Pukes. Myftinia e Pukes ka bere hapa perpara duke zhvilluar aktivitete te ndryshme islame me qellimin e shtimit te sherbimeve islame ndaj besimtareve mysliman, dhe per te cilen ne pershendesim.”
Ne fjalen e tij Myftiu i Pukes imam Gezim Kopani nder te tjera tha: “Duke marr shkas nga kjo vizite, te drejtuesve te KMSH-se gjej rastin te falenderoj Komunitetin Mysliman te Shqiperise i cili mbeshtet aktivitet islame te Myftinise se rrethit te Pukes.Fale kesaj mbeshteteje sot Myftinia e Pukes ka shtuar aktivitet e saj ne gjithe rrethin e Pukes duke bere qe fjale e Zotit te shkoje tek zemrat e besimtareve.”
Gjate kesaj vizite Myftiu i Pukes Gezim Kopani informoi zv/Kryetarin e KMSH-se Bujar Spahiu mbi aktivitet e Myftinise Puke si dhe u diskutuan disa ceshtje mbi jeten fetare ne rrethin e Pukes.