Urimi i Myftiut te Pukes Gezim Kopani me rastin e muajit Ramazan

Bismilahir Rahmanir Rahim
Ne emer të Allahut, Mëshiruesit , Mëshirëbërësit

Të dashur besimtar mysliman të rrethit Pukë !Neser është dita e parë e muajit të bekuar Ramazan, muaji të cilin Allahu xh.sh. e ka bekuar me mirësi dhe bereqete të shumta.
Muaji ramazan është muaji në të cilin Allahu xh.sh. fal gjynahet, pranon lutjet e agjëruesve, atyre që falin namaz, dhe që japin sadaka.
Muaji ramazan është muaji i mesazheve hyjnore të Allahut, i Cili pikërisht në këtë muaj , në naten e Kadrit filloi zbritjen e librit të bekuar të Kur’anit.

Ky ramazan është i veçant për myslimanet e Shqipërisë dhe të Pukës në veçanti, pasi ky ramazan përkon me 100 vjetorin e Themelimit të Komunitetit Mysliman të Shqipërsë dhe të Myftinisë Pukë. Ndaj në atmosferen e muajit ramazan uroj 100 vjetore të tjera, si dhe lus Allahu për të gjithë myslimanët pukjan dhe jo vetem , e në veçanti të emigrantëve pukjan kudo ndodhen; të ken shëndet, dhe çdo të mirë!Dhe një here urime muajin e bekuar të Ramazanit !

Gezim KOPANI
(Myftiu i Pukes)

Leave a Reply