Hadithi e ka fjalen per muajin e beguar shaban, ku per kete muaj profeti Muhammed a.s ka thene: “Muaji shaban eshte midis muajit Rexheb dhe muajit Ramazan.” (Nesai dhe Bejhakiu)
Hadithet na tregojne se si profeti Muhammed a.s. ka vlersuar cdo muaj, por ne disa muaj profeti Muhammed a.s. ka shtuar ibadetin ndaj Allahut xh.sh., po ashtu ai ka nxitur ne berjen e puneve te hajrit, dhenies se sadakas etj. Ne lidhje me ibadetin ndaj Allahut xh.sh. na tregohet nje hadith nga Aisha r.a. qe thote: “Nuk e kam shikuar asnjehere te Derguarin e Allahut xh.sh. te plotesoj ndonje muaj me agjerim, me perjashtim muajit te bekuar te Razamanit, si dhe nuk a kam shikuar te agjeronte ndonje muaj me shume se sa muajin shaban..” (Buhari, Muslim) Ndersa ne hadithin e trasmetuar nga Enesi r.a. tregohet se e kan pyetur Profetin Muhammed a.s.: “O i derguari i Allahut! Pas agjerimit te muajit ramazan, cili agjerim eshte me i dobishem? Profeti Muhammed a.s. ka thene: “Eshte agjerimi ne muajin shaban.” (Tirmidhi, 28)
Allahu i Madheruar thote: “Ha.Mim. Pasha librin sqarues (te drejtes nga e kota). Ne e zbritem ate (Kur’anin) ne nje nate te bekuar, ne naten e Kadrit. Ne deshiruam t’u terheqi verejtjen, e njerezit te jene te gatshem. Ne ate nate zgjidhet cdo cesthje ne menyre te prere.“ ( Ed-Duhan 1-4)
Disa kan dhene mendimin se; fjala “mubarek” ne kete ajet Kur’anor perveç nates se Kadrit me fjalen Mubarek ka per qellim naten e Beratit. Ne lidhje me kete nate disa thone: “Para zbritjes se Kur’anit te madheruar ne toke, Kur’ani ka filluar te zbres deri ne qiellin e dynjas. Koha e zbritjes ne qiellin e dynjas thone se eshte pikerisht nata e mir e Beraetit. Pas kesaj nate ka ardh muaji i bekuar i ramazanit dhe gjate muajit ramazan siç dihet ne naten e Kadrit ka ardhur libri i bekuar i Kur’anit.” Ne lidhje me kete nate Profeti Muhammed a.s. thote: “S’ka dyshim se ne naten e Beraetit Allahu xh.sh. zbret ne qiellin me te afer me token dhe fal gjynahet (d.m.th i fal gjynahet personit qe i eshte drejtuar Allahut me ibadet.)” (Tirmidhi) Ndersa ne nje trasmetim tjeter kemi se Profeti Muhammedi a.s. ka thene:
“Kalojeni gjysmen e nates te muajit Shaban (mesimit te muajit) me namaze (ibadete), ndersa diten me agjerim! Ate nate, pas perendimit te diellit, Allahu xh.sh. zbret ne qiellin e dynjas (tokes) dhe thote: “A ka ndonje qe kerkon falje, qe ta fal? A ka ndonje qe kerkon nga une dicka, dhe Une tia jap?! A ka ndonje qe kerkon sherim, dhe Une ta sheroj? dhe vazhdon keshtu deri ne mengjes.”(Ibn Maxhe, Ikame fis-salat,191)
E kan pyetur profetin Muhammed a.s mbi arsyen e shtimit te ibadetit gjate muajit shaban,Profeti Muhammed a.s. ka thene: “Ne naten e Beraetit te gjitha veprat paraqiten para Zotit. Per kete arsye deshiroj qe veprat e mia te paraqiten tek Allahu teksa une jam agjerueshem(pra teksa une bej pune te mira).“(Nesaiu, Ebu Davudi)
Nder sa nje transmetim tjeter kemi se profeti Muhammed a.s. ka thene: “Ne naten e Beraetit paraqiten para Allahut punet (krijesat) dhe i fal ato me perjashtim dy grupe njerezish; a). Hipokritin b). Ai qe vret dike me pa te drejte.” (Ahmedi)
Çfare bente Profetit Muhammed a.s. naten e Beratit?
Transmetohet nga Aishja r.a. se nje here ne naten e Beraetit vjen Profeti a.s. ne shtepi dhe pasi qendroj pak, vesh rrobat perseri del nga shtepia. Une u merakosa dhe vendosa ta ndiqja nga pas. Ai shkoj afer varrezave dhe bente dua duke thene: “O Zoti im! Me ruaj nga denimi Yt! Me ruaj nga zemerimi yt! Dua brotjen tende! Ti je i Lavdishmi.…!” E kur shikova kete u ktheva disi me nxitim ne shtepi. Me pas vjen Profeti Muhammed a.s. dhe me pyet; O Aishe! Pse po merr fryme keshtu? Ajo i tregon se cfare kishte bere. Me pas u ngritem me profetin Muhammedin a.s. dhe filluam duke fal namaz deri ne sabah. Ne nje hadith profeti Muhammed a.s. ka thene: “Kur fillon nata e Beratit ne muajin shaban qendroni me ibadet, ndersa diten e asaj nate kaloni me agjerim.” Sa i takon pyetjes bere profetit Muhammed a.s. se pas agjerimit te Ramazanit cili agjerim eshte me i mire? Profeti Muhammedi a.s. eshte pergjigjur: “Agjerimi me i vlefshem pas muajit Ramazan eshte ai ne muajin shaban.” (Tirmidhi)
Çfare duaje behet ?
Transmetohet nga Aishja se kur filluam me Profetin Muhammed te falin namaz, ai filloj te thote kete dua: “Lekad xhe-ekum Resulun min en fusikum Azizun Alejhima anit-tum Harisun Alejkum bil mu’minine Raufun Rrahim. Fi-in tevelev, fekul hasbijallahu la ilahe il-lahu alejhi tevekeltu ve huve Rabbul Arshil Adhim.” Muhammedi a.s. tha: Oj Aishe! A e mesove? Ju pergjigja: Po o Resullallah!
Pastaj Profeti Muhammed tha; Atehere mesoju edhe tjereve. Me pas Profeti Muhammed a.s. shtoj; “Kete lutje (dua) ma ka mesuar Xhebraili, madje me ka then se duhet thene ne sexhde.“
Per ta mbyllur ju sjell ne kujtes hadithin e Enes bin Malukut i cili ka transmetuar se; Profeti Muhammed a.s. ka thene: “Secili besimtar ne qiell ka nga 2 dyer, prej njeres zbret furnizimi ndersa nga tjetra ngriten veprat person e qe i kryen.“
Marr nga; https://gezimkopani.blogspot.com/2011/07/rendesia-e-nates-se-mire-beraet.html