Profeti Ismail a.s. dhe ndodhia e Kurbanit

Nga: Gezim Kopani , Myfti i Pukes

Kur profeti Ibrahim a.s. u largua nga populli i tij sebashku me nipin e tij Lutin a.s. si dhe mungesa e te paturit te nje femije, ju lut Allahut xh.sh qe te keshite femije duke thene:  “Zoti im, me dhuro mua nje femije prej femijeve te mire!”
(Es Safat; 100)

Profeti Ibrahim a.s. kishte nje bashkeshorte shume te bukur , Saren . Qe te dy deshironin shume te kishin nje femije, por Sara nuk lindte femije. Pas ndodhis me mbretin e Egjiptit i cili me von i dha Sares nje prej sherbetoreve te tij te quajtur Haxhere, Ibrahimi a,s. ne nje moshe pothuajse te vjeter e lejoi Sara ate te martohet me Haxheren me qellim qe te kishte femije. Dhe ne ashtu ndodhi.
Per shkak te frikes se mos Sara do i bente gje shtatzanis se saj, Haxherja u largua dhe u vendos tek nje burim uji . Aty i vjen meleku dhe i thote: Mos keni frik se ai djal do lind dhe do jet njeri i madh, do jet pejgamber dhe do quhet Ismail! Pas nje fare kohe Sara dhe Haxherja filluan te xhelezohen (Per me shume lexo historin duke klikuar ketu: Jeta e Profetit Ibrahim a.s. )
Per shkak te xhelosis se tyre Ibrahmi a.s. vendosi te largoj Haxheren pasi ajo te lind, sepse keshtu e urdheroi meleku i Allahut xh.sh. Ibrahimi a.s. e vendosi ato ne luginen mes kodres Safra dhe Merves . Kur Ibrahimi a.s. filloi te largohet, Haxherja e kap per rrobash dhe i thote: Si o Ibrahim po largohesh dhe po na le te shkret ketu? Ibrahimi nuk reagoj. Haxherja vazhdonte ta pyeste, por perseri Ibrahimi a.s. nuk reagoj. Kur Haxherja i thote; A te ka urdheruar Allahu xh.sh keshtu? Ibrahimi a.s. tha: Po! Haxherja tha: Atehere nuk do jemi prej te humberve!
Pasi u largua Ibrahimi a.s Haxheres i filluan hallet. I perfundoi uji dhe filloi te ngjis kodren e Safras me qellim te gjente ndonje rruge dalje por nuk shikon asnjeri qe ta ndihmonte. Kthehet si me vrap dhe hyp ne kodren e Mervas. Kete e ben shtat here. Ne here e fundit degjon nje ze qe ishte Meleku i Allahut i cili i binte tokes, nga ku filloj te dal aq shum uje saqe Haxherja vrapon drej ti dhe fillon ta rrethoj. Ai uj ishte uji Zemzem . Meleku i thote Hxheres: Mos u frikso, se ky vend do jet i bereqetshem. Djali yt sebashku me babain e tij Ibrahimin a.s. do ndertojne shtepin e Allahut , Qaben! Pas kesaj kalon aty pran nje fisi i quajtur Xhurhum. Ata kerkojne leje prej Haxheres per te pir uj dhe ajo i lejoi. Jeta filloj te shkoj shume mire per Haxheren dhe Ismailin a.s. duke pasur parasyh begatin e madhe qe Allahu xh.sh u dha me ujin zemzem dhe jo vetem.(1)

Pasi Ismaili a.s. u rrit dhe u be i afte per pune , si zakonisht i vjen per vizite babai i tij, Ibrahimi a.s. i cili dite me pare kishte shikuar nje enderr. (3)
Ne ender shikonte se duhet te bej djalin kurban. Heren e pare Ibrahimi a.s. mendoj se kjo eshte thjeshte nje enderr por ku ajo u perserit naten e dyte e kuptoj se ajo ishte prej Allahut xh.sh ishte nje shpallje, urdher. Dita qe pasoj endrren e dyte te profetit Ibrahim a.s. quhet dita e Arafas.
(Arafaja eshte dita e nente e muajit Dhulhixhe. Ata qe nuk jane duke kryer haxhin mund ta agjerojne diten e arafas. Muhamedi a.s ka agjeruar kete dite dhe ka bere kete dua: “Shpresoj prej Allahut qe te mi fal gjynahet e vitet te kaluar dhe vitit te ardhshem.” (Muslimi) Dita e arafas eshte nata e Kurban Bajramit.

Kjo ishte nje sprove per profetin Ibrahim a.s. dhe kjo sprov i erdh kur djali i tij Ismaili a.s. thuhet se kishte arritur moshen e pjekuris 18 vjeç (diku tjeter thuhet rreth 15 vjec) Tregohet se Ismaili ishte nje djal shume i bukur dhe i edukuar. Kur Ibrahimi a.s. arrin tek shtepia e Ismailit a.s. e takon ate me dashuri dhe mall pasi e dinte premtimin e bere dhe se per çfare ishte udheruar nga Allahu xh.sh. andaj me kujdes vendos ti tregoj. Profeti Ibrahim a.s. i thote djalit: Djali im, une kam shikuar ne enderr qe te te pres ty…” (Es Safat ; 102)Ismaili a.s. i thote: “Baba im! Beje ate qe te eshte udheruar, e une ne dasht Zoti do jem durimtar.” (4) Te nesermen ne mengjes Ibrahimi a.s. mori djalin Ismailin dhe u nisen rruges per nga Qabja saktesisht per ne Mina (Mina eshte vendi ku u therr kurbani)

Rruges per ne Mina shejtani i doli para Ibrahimit a.s. per tia prish nijetin (qellimin-punen). Shejtani i thoshte: Si guxon ta besh kete? Ti je babai, si mundet nje baba te therr djalin? Por Ibrahimi a.s. as qe i vuri veshin fjaleve te shejtanit dhe mori gur duke e goditur (shtet here)
Pasi shejtani deshtoi me Ibrahimin a.s. shkon te Ismaili a.s. duke i thene: Kjo qe po ben babai yt eshte lajthitje. A urdheron Allahu nje gje te till? Mendo nenen tende , mendoje ate se sa shume do merzitet dhe do qaj per ty. Por edhe Ismaili nuk degjoj mashtrimet e shjetanit dhe e goditi me 7 gur ashtu siç beri babai i tij. Duke mos pasur sukses shejtani shkon tek nena e Ismailit Haxherja dhe i thot: Burri yt eshte duke therr djalin tend. Haxherja nuk e degjon dhe i thote: Ibrahimi a.s. nuk ben asnje gje per te cilin nuk e ka urdheruar Allahu xh.sh edhe kjo e gjuan me gur. Keshtu shejtani u largua nga te tre duke u goditur me nga 7 gur. (5)
Kur arriten ne vendin e caktuar Ismaili a.s. i thote babait qe te mos merzitet, une do jem prej durimtareve. Keto fjale ishin prekse per Ibrahimin a,s por permbahej pasi deshironte te dergonte ne vend urdherin e Zotit. Me sy te perlotur Ibrahimi a.s. e shtrin te birin (ne nje trasnmetim tjeter tregohet se Ismaili a.a. eshte shtrire vet) dhe ndersa thonte fjalen “Bismilah” thoshte: “Zoti im, ja tek jam duke e zbatuar urdherin tend!“(6) Ibrahimi a.s. i vendos thiken Ibrahimit a.s. ne qaf porse thika nuk priste (madje ne disa vende thuhet se thika shtremberohet ne te kunderten). (7) Pasi te dy u dorzuan (8) Ibrahimi a.s. degjon nje ze: O Ibrahim! E zbatove urdherin e Zotit! Per kete Allahu xh.sh thote: Ne e thirrem ate: O Ibrahim! Ti tashme e zbatove udherin (endrren)! Ne keshtu i shperblejme te miret! Vertet kjo ishte sprove e qarte. “ (Es Safat; 104-106)

Ne keto momente Allahu xh.sh i dergon nje kurban . Tregohet se Allahu xh.sh ka urdheruar Xhebrailin qe te marr nje dash nga xhenneti dhe ta dergonte tek Ibrahimi a.s. ne menyre qe Ibrahimi te dergoj ne vend urdherin tone , andaj do i dergosh dashin qe do behet kurban. (9)

Nga Ibni Abasi kemi se ai ka thene: “Ky dash i ardhur tek Ibrahimi a.s. eshte ruajtur per dyzet vjet ne xhennet.” (Taberiu)(10)
Lehtesimin qe i beri Allahu xh.sh Ibrahimit a.s. e gezoj pa mas saqe ai vazhdimish i gezuar dhe me lot ne sy falenderonte Allahun xh.sh

Allahu xh.sh thote: Ne e shpaguam ate me nje kurban (me nje te therrur dashi) te rendesishem. Dhe ndaj tij Ne lame perkujtim te mire nder popujt e ardhshem. Selam paste Ibrahimi. Keshtu ne kete menyre ne i shperblejme bamiresit. Vertet ai (Ibrahimi) ishte nga roberit Tane besimtare.” (Es Safat; 107-111)

Me kete Allahu xh.sh deshironte ti tregonte Melekeve por edhe njerezve qe Ai Allahu nuk deshiron derdhjen e gjakut te njeriut mbi toke. Kurbani rrjedh pikerisht nga kjo ngjarje te cilen sapo e treguam. Kurbani eshte adhurim qe myslimanet e bejne per Krijuesin e gjithesise. Kurbani ka qene adhurim per cdo profet ne menyre qe ata ta permendin emrin e Allahut teksa ato bejn kurban (pra duke thene Bismilah), njekohesisht edhe per te ndihmuar familjet ne nevoj. (11)

Profeti Muhammed a.s. ka thene: Nje nga adhurimet me me vlere qe mund te kryej njeriu ditet e Kurban Bajramit me qellim fitimin e dashuris se Allahut xh.sh eshte prerja e kurbanit.” (Tirmidhi, Edahi 01)

Qabja , Ibrahimi dhe Ismaili a.s.

Qabja eshte vendi me i rendesishmi per te gjithe myslimanet. Ajo eshte vendosur paralel ne te njejten hapsire siç eshte Bejtul Mamuri. Qabja eshte (shtepia apo vend falja) apo si te thuash xhamia e pare e ndertuar ne toke. Allahu xh.sh thote: Shtepia (xhamia)e pare e ndertuar per njerez, eshte ajo qe u ngrit ne Beke (Meke), e dobishme udherefyese per mbare njerezimin.(Ali Imran; 96) 

Pas ngjarjes mes Ibrahimit a.s. dhe Ismailit a.s. kaluan vite, dhe nder vite Ibrahimi a.s. e kishte per detyre qe ta vizitonte djalin e tij Ismailin a.s. sidomos kur atij i vdiq nena , Haxherja. Sa here qe Ibrahimi a.s. e vizitonte djalin e tij Ismaili a.s. e keshillonte ose i linte nga nje porosi. Nje dite i gezuar Ibrahimi a.s. merr rrugen per ta takuar Ismailin a.s. E gjen ate afer ujit Zemzem teksa po bente disa shigjeta prej druri. Sebashku filluan duke ecur ku nderkohe Ibrahimi a.s. i tregon Ismailin per udherin tjeter qe Allahu xh.sh e kishte urdheruar. Kesaj here urdheri ishte te mermetonin (apo rindertimin) Qaben. Allahu xh.sh thote: “…Ibrahimin dhe Ismailin i urdheruam; ju te dy pastroni shtepin Time per vizituesit...”
(El Bekare; 125)

Ky urdher e gezoj pa mas Ismailin a.s. dhe keshtu te dy sebashku filluan nga puna per ndertimin apo mermertimin e Qabes.  Sipas transmetimeve tregohet se: As Ibrahim a.s. dhe as djali i tij nuk e dinin vendin se ku ndodhej Qabja. Keshtu Allahu dergoi nje erë (12) e cila u shfaqe me fuqin e saj duke u rrotulluar ne nje vend ku ndodheshin themelet e Qabes ndertuar nga Ademi a.s. Per kete Allahu xh.sh thote: “Perkujto kur Ne e udhezuam Ibrahim per ne vendin e shtepise (Qabes)...(El Haxh; 26)
Ne kete kohe Ibrahimi a.s. lutej duke thene: “Zoti yne! Na bej ne te dyve besimtar te sinqert ndaj Teje …na i meso rregullat e ibadetit tone dhe falna neve, vertet Ti je qe fale shume, je Meshirues! (El Bekare; 128)
Filluan te ndertojne kendin e Qabes (Ruknul Jeman). Ne kete koh Ibrahimi a.s i thote djalit te tij: Biri im! Me sjell nje gur te bukur qe ta vendos ketu! Ismaili a.s. i thote : Jam i lodhur,  Ibrahimi a.s. i thote: Me sjell nje gur! Ismaili a.s. u largua (per te gjetur nje gur te bukur). Ne keto memonte Ibrahimit a.s. i vjen Xhebraili a.s. i cili me vete mbante nje gur i cili askohe ishte i bardh (Safir) i cili quhet Haxher. Kur u kthye Ismaili a.s. u habit kur shikoj nje gur shume te bukur dhe pyet: Kush e solli kete ! Ibrahimi a.s. ju pergjigj: Allahu! Keshtu ato e vendosen sebashku gurin dhe filluan ndertimin e Qabes.

Ibni Abasi transmeton se Muhammedi a.s. ka thene:  Guri “haxheri” ka zbritur prej Xhennetit. Ai ka qene me i bardh se sa qumshti mirepo ai eshte nxire per shkak te gjynaheve te bijeve te Ademit.” (Tirmidhi) Gjete ndertimit baba e bir luteshin duke thene: “Rabbene tekabel minna inneke enntes semiiul alimd.mt.h: Zoti yne! pranoje prej nesh (kete pune) se me te vertet Ti je qe degjon dhe di! (El Bekare; 127) Po ashtu Ibrahimi a.s. duke u rrotulluar rreth themeleve njekohesisht edhe duke e ndertuar Qaben lutej duke thene: “Zoti yne! Dergo nder ta, nga gjiu i tyre te derguar qe t’u lexoje atyre ajetet Tua, t’u mesoje atyre librin dhe urtesin, e t’i pastroj (ata nga idhujtaria). Ska dyshuim se Ti je ngadhenjyesi i dijshmi.” (El Bekare; 129)
Ne Qabe Ibrahimi a.s. kishte per zakon te falej ne nje vend qe sot quhet “Mekami Ibrahim“(13) tregohet se namazet, lutjet profeti Ibrahimi a.s. i ka bere vazhdimisht tek ky vend , prandaj aty ngelen edhe gjurmet e kembeve te tij. Profeti Ismail a.s. ka jetuar tek vendi i quajtur Hixhaz dhe eshte paraardhes i arabeve dhe prej te cilit eshte edhe profeti Muhammed a.s.

Martesa e Ismailit a.s. dhe ngjarja e pragut te shtepis

Familja e Ismailit a.s. respektohej shume pasi nene e tij Haxherja lejoj njerezit te pijne uj nga uji i Zemzemit. Nder fiset me te njohura qe u vendos aty ishte fisi i quajtur Xhurhum.
Pas vdekes se nenes se Ismailit a.s. ai u martua me nje nga vajzat e ketij fisi. Por ajo ishte nje sprov per Ismaili a.s. pasi vazhdimisht ankohej dhe ishte e pakenaqur.
Tregohet se nje dite Ibrahimi a.s. viziton shtepin e Ismailit a.s. por nuk e gjen ne shtepi, pyet bashkeshorten e tij se ku ndodhej ? Ajo i thote: Ka dal per te siguruar buken. Ibrahimi a.s. interesohet per hallet e shtepise dhe bashkeshortja e Ismailit duke u ankuar i thot: Jemi keq, skamja na ka mbuluar dhe vazhdoj te rendit shume ankesa. Kur degjoj kete Ibrahimi a.s. vendos te largohet duke i lene kete mesazh djalit: “Kur te kthehet burri, dergoj selamet dhe thuj qe ta nderroje pragun e shtepise.
Pasi u kthye ne shtepi Ismaili a.s. pyet bashkeshorten nese ka ndonje te re, ajo i thote; Po, sot te ka kerkuar nje plak (dhe ben pershkrimin e tij). Ismaili a.s. e kuptoj qe ai ishte babai i tij. Ismaili a.s. pyet: A la ndonje porosi? Bashkeshortja tha: Po, me tha : Jepi selamet e mija dhe thuaj qe te nderrosh pragun e shtepise. Ai ka qene babai im, me ka urdheruar qe te te leshoj (per shkak te ankesave, e pakenaqesive te vazhdushme qe ke) dhe Ismaili a.s. ashtu beri.
Ismaili a.s. martohet perseri. Dhe perseri shkon per vizit Ibrahimi a.s dhe perseri nuk e gjen ne shtepi Ismailin a.s. dhe kur shikon nje grua tjeter i ben perseri te njejtat pyetje, por kjo grua ndryshe nga ajo tjetra tha: “Punet i kemi mir . Allahu na ka dhene çdo te mire.” Ibrahimi a.s. e pyet: Me çfare ushqeheni? Ajo i thote: Me mish. Po me pi? Me uj , tha. Me pas Ibrahimi a.s. u lut per ta duke thene:
O Zoti im! Jepu bereqet !” Para se te lergohej Ibrahimi a.s. i thote zonjes se shtepise: Kur te vije burri dergoj selamet e mija dhe thuaj ta perforcoje pragun e shtepise. Kthehet ne shtepi Ismaili a.s. dhe pyet bashkeshorten. Ajo i thote ka qene nje plak keshtu e keshtu, dhe me ka bere keto pyetja edhe une i thash qe jemi mir (Duke i permende pergjigjet e mesiperme) Ismaili a.s. e pyet: A te tha ndonje gje tjeter? Po me tha; “Dergoj selamet e mija burrit dhe thuaj te perforcoje pragun e shtepise.” Ismaili a.s. tha: Paska qene babai im dhe ti je pragu , ai me ka urdheruar qe te shkojme mire e te kujdesem per ju.
Profeti Ismail a.s. u shtua me disa djem te cilet po ashtu u shtuan vazhdimisht derisa ne fund erdh profeti Muhammed a.s.

Pergatiti
Gezim KOPANI

V/O: Ligjerate e mbajtur me dt; 02.08.2017

Artikull i marr nga: https://gezimkopani.blogspot.com/2017/08/profeti-ismail-as-dhe-ndodhia-e-kurbanit.html

_______________
1. Tregohet se ne viziten e pare qe Ibrahimi shkoj ti bej Haxheres dhe Ismailit a.s. u habit jasht mase kur shikoj qe lugina ne te cilen kishte lene familjen e tij tashme ishte populluar me njerez dhe shtepi te ndryshme. Perball ketij fakti Ibrahimi a.s. falenderoj Zotin per pranimin e lutjes qe ai kishte bere duke thene: “… Zoti im! Furnizoi ata me fruta…” (Ibrahim 38-39)
3. Shpalljet hyjnore jane ne disa lloje , nje prej tyre te disa te Derguar ju ka ardhur nepermjet endrres.
4. Es safat; 102
5. Edhe sot Haxhileret gjuajne me 7 gure kur , kjo per te realizuar ritualin e Haxhit.
6. Gjate kesaj kohe Ismaili a.s. ka thene Shahadetin.
7. Ka disa te cilet shpjegojene qe ndermjet thikes dhe qafes Allahu xh.sh kishte vendosur nje penges qe te mos e lejonte prerjen e qafes.
8. Es Safat; 103
9. Ky ishte nje dash me lesh te bardh dhe me sy te zi i cili ka pasur brire shume te medhenj dhe qe ishin te lidhur per nje dru ne kodren Thebir (vendi ku po zhvillohej ngjarja)
10. Disa transmetime te tjera kemi se : Allahu xh.sh kishte urdheruar dyzet vjet para se te ndodh ngjarja e Ibrahimit a.s. me te birin Ismailin vendosjen e ketij dashi ne xhennetin e tij. Aty ai ka kullotur. Ku Xhebraili a.s e ka marr dashin, tregohet se eshte paraqitur tek Ibrahimi a.s. duke blegeruar (Ibni Abasi)
11. Shiko suren Haxh; 34
12. Kjo erë tregohet se quhej El Haxhuxh e cila kishte dy ane. Qabja eshte e ndertuar ne vendim me te sigurt ne bote. Allahu xh.sh thote: “A nuk e kane verejtur ata se, Ne e kemi bere vendin e shenjte Meken te sigurt...” (El Ankebute; 67) po ashtu lexo ajetin 57 te sures Kasas.
13. Quhet Mekami Ibrahim a.s. pasi aty ndodhen gjurmet e kembeve te profetit Ibrahim a.s.

Leave a Reply