Mejtepet e rrethit Puke dhe roli i tyre ne nxjerrjen e figurave te shquara

Nxenesit e fshatit Meçe Puke ne Mejtepin e fshatit Kabash-Puke. Fotografi e vitit 1935

Nxenesit e fshatit Meçe Puke ne Mejtepin e fshatit Kabash-Puke. Fotografi e vitit 1935

Siç dihet ajeti i pare Kur’anor i ardhur nga Allahu xh.sh eshte: “Lexo, me emrin e Zotit tend, i cili krijoi cdo gje.” (El Alak, 01) Ndersa ne nje ajet tjeter Kur’anor Allahu xh.sh. thote: “A jane te barabarte ata qe dine dhe ata qe nuk dine?” (Ez Zumer, 09) 

Ne kete kuader bota islame i ka kushtuar vemendje te vazhdueshme dijes. Dija eshte ajo qe ndriçon rrugen per ta njohur sa me mir Krijuesin e Gjithesise. Dija eshte ajo qe ndriqon mendjen e cdo personi. Dija te ben te perparosh dhe te zhvillohesh. Prandaj duhet vlersuar dija dhe se ajo nuk eshte vetem per drejtuesit por eshte per mbare njerezimin.
Sa me i shkolluar dhe i lexuar te jete populli aq me shume ata njohin Krijuesin e tyre, dhe aq me mir do ta jetojne jeten. Ne kete kuader Profeti Muhammed a.s. vazhdimisht ka dhene mesime dhe keshilla per dijen. Ne nje hadith Profeti Muhammed ka thene: “Kerkoje diturin nga djepi deri ne varr.”
Duke u bazuar ne keshillat por edhe ne praktikat e dijetareve mysliman, xhamit kane luajtur rol shume te gjere. Ajo ka qene institucioni themelor islam, ku lidhej ngusht jeta fetare, arsimore, edukative, kulturore, politike, shoqerore dhe sociale. Te gjitha keto vinin si rezultat i dijeve qe xhamia shperndan duke pasuruar veten e tyre deri ne ngritjen e biblotekavemejtepevemektebeve apo sic njihen ndryshe ne disa raste sibjan etj.
Vlen te theksohet fjala e madhe e besimit islam qe thote: “Fol me xhematin ne ate gjuhe qe flet (kupton).” Prandaj feja islame ne trojet tona ka luajtur rol te rendesishem ne ruajtjen e gjuhes shqipe.
Dihet se ne cdo xhami ka pas kendin e librave te cilat lexohej jo vetem nga imami por dhe nga xhemati (populli). Kujtime mbi mesimet dhe dijet qe jane dhene ne xhami i hasim edhe ne rrethin e Pukes. Eshte i njohur fakti qe me ardhjen e fese islame ne rrethin e Pukes rreth vitit 1500 filloj jeta islame.(1) Fillimisht ajo filloj ne Koder Hani Puke ku u ndertuan: “Kajmekami, Xhamia, Myftinia, Mejtepi, Hanet, Karakolli, Imarati etj.“(2)

Nga te dhenat qofte nga Myftinia Puke por qofte dhe nga kujtesa e besimtareve flitet se ne xhamin e Koder Hanit Puke te kete pasur nje biblotek te madhe aq sa disa thone ka pasur dhe arkiv. Ne fakt kjo eshte e mundur pasi granizonet OsmaneItaljane dhe Austro Hungareze kan qene te vendosura pikerisht tek kompleksi i xhamise se Koder Hanit e cila krahas saj ka pasur Hanin, Imaratin etj.
Me ardhjen e sistemit komunist cdo gje u shkaterrua si pasoj e ndertimit te kunder ajroreve si dhe te ndertimit te tuneleve. Si pasoj e kesaj u asgjesua arkivi i Myftinise Puke, bibloteka e Mejtepit, Guri i vjeter i KajmekamitVarrezat e vjetra qe kan pasur mbi shkrime ne gjuhen osmane etj.
Mesohet se biblotek domethenese ka pasur dhe xhamia e fshatit Kabash. Madje thuhet se ne Mejtepin e fshatit Kabash kan qen ruajtur veprimtarit tregtare, te cilat u shkaterruan me ardhjen e sistemit komunist.
Thuhet se Biblotek domethenese ka pasur dhe xhamia e Dukagjinit – Mal Ziut. Per kete tregohet se nje here muezini i xhamis Kulumri Baram Haziri kishte pas nje hall dhe ishte nisur per tek shtepia e Osman Hoxhes ne Dukagjin (Mal zi), por Barami nuk e dinte shtepin e hoxhes dhe me te arritur ne Mal Zi pyet per shtepin e Osman Hoxhes dhe banoret i thone te shkoj tek lagjia e Hoxhallareve, pasi aty e gjen. Duke ecur rruges ai ndalon tek xhamia ku dallon nje biblotek te madhe me Kur’ana te medhenje dhe libra te tjere. Aq shume i terhoqi vemendjen bibloteka saqe harroj te kerkoj shtepin. Pas nje kohe thirret ezani dhe duke marr abdes Barami e paska pershendet Imam Osman Hoxha duke i thene: “Ma gjete shtepin o Baram Haziri!” , Barami me shaka i paska thene: “Per bes me gjete ti mu se une jo.!

Cdo here paran Myftinise se rrethit Puke kan fuksionuar shkolla te quajtur Mejtep te cilat kan luajtur rol shume te rendesishem ne nxjerren e figurave te shquara fetare dhe jo vetem. Nga mejtepet si: Mejtepi i Xhamise Koder Hani Puke, KabashQerretMali ZiIballeKryeziMicoj etj dolen figura te shquara si: Atdhetari i shquar Musa Et’hem Dizdari (1800-1900), Ismail Isuf Laçi , Kajmekam ne Kaçanik te Kosoves, imam Isuf Arif Hoxha (1820-1919), Imam Zenel Adem Hoxha (1853-1945), Imam Asllan Hoxha, Atdhetari Osman Hoxha , Flet (1847-1912), Ismail Osman Aga (Kryetar i Kuvendit te Kajmekamit Puke), Atdhetarin , Muezin Baram Haziri (Kulumri), Imam Sahit Hoxha (1898-1976), Imam Shaban Rexha (1901-1976), Imam Elez Hoxha (1910-2002),Imam Beqir Laçi (1878-1957),  Pajtimtarin e gjaqeve Kapllan Ismail Laçi (1908-1993), dhe Shpen Laçi (1925-2017), Imam H.Ibrahim Hoxha (1922-2012), Imam Zenel Hoxha (Nel) i Kryezit, Imam Shaban Rexha (1901-1976), Deshmor i Atedheut Zenel Aga (1860-1925) nxenes i Mejtepit Iballe etj.
Sipas te dhenave thuhet se nga viti 1750-1820  ne Mejtepet e Myftinise Puke eshte dhene mesim ne gjuhen shqipe, dhe kjo vetem me goje, pra pa shkrim e kendim.
Ndersa pas vitit 1820 duke filluar me Mejtepin e Kabashit, Mejtepi i xhamise Koder Hanit Puke, Mejtepi i xhamise Qerret eshte filluar mesimi i gjuhes shqipe me shkrim e kendim.
Fillimisht thuhet se eshte perdorur alfabeti i imamit te shquar Hasan Tahsin (1811-1881) (3). Rrugen e imam Hasan Tahsinit e ndoqi jo vetem Mejtepet e Pukes por edhe trevat e tjera Shqiptare.
Tregohet se gjate studimit ne normalen e Elbasanit imami nga Kosova Sadik Prishtina i ka ra ne dore abetarja e imam Hasan Tahsinit. Pikerisht nga ketu Sadik Prishtina mori hovin qe ne Mejtepin e xhamise se Kabashit krahas mesimeve islame te jepet dhe mesimi i gjuhes Shqipe. Kujtojme ketu se shkolla e gjuhes Shqipe ne fshatin Kabash Puke u hap per here te pare ne Mejtepin e Xhamise se fshatit Kabash pikerisht ne vitin 1914.
Per kete Prof. Xhemal Meçi thote: “Ne vitin 1914 u hap Mejtepi i Kabashit ku u dha mesim ne gjuhen shqipe. Pas disa vitesh Sadik Prishtina ndoqi studimet ne Normalet e Elbasanit ku perfundoj nje kurs si arsimtar per pergatitjen e tij edhe gjuhesore edhe petagogjike. Pastaj u kthy si mesues i emeruar krahas Mejtepit me dhane edhe mesime te gjuhes shqipe. Ka pas edhe nxenes te besimit katolik qe kan ardh e mesu ne Mejtep sepse jepej shqip.” (Marr nga dokumentari me titull: “Mejtepet e Myftinise Puke“, viti 2017, i pergatitur nga Myftinia Puke)

Shembull tjeter te mesimit te gjuhes shqipe kemi imam Shaban Rexha i cili pasi hapi Mejtepin e Xhamise se fshatit Micoj dha mesime  dhe ne gjuhen shqipe. Keshtuqe fillasat e pare shkolla shqipe ne fshatin Micoj (e cila eshte hapur para asaj te Fushe Arrezit) i ka ne Mejtepin e xhamise se fshatit Micoj.(4)

Me ardhjen e liris se besimit, Myftinia Puke ka filluar punen per ringritjen e tradites se meparshme duke rihapur Mejtepet si dhe duke krijuar neper xhami bibloteka per xhematin dhe jo vetem.
                                                                                                                                    Pergatiti
Gezim KOPANI
___________________
1. Gezim Kopani,  “Mejtepet e Myftinise Puke dhe roli i tyre 1523-2017
2. Gezim Kopani , “Mejtepet e Myftinise Puke dhe roli i tyre 1523-2017
3. Hasan Osman Rushit Tahsini (Osmani ka qene Kadi, Myfti e Myderiz) ka pas lindi me 7 prill te vitit 1811 ne fshatin Ninat te Konispolit. Mesimet e pare i filloj ne Prevez per te perfunduar Medresen e Shkodres. Ndersa studimet e larta i perfundoi ne Universitetin Fatih ne Stamboll. Per shkak te shkelqimit te tij ne fushen e dijeve, ju dhe titulli “Tahsin” qe dmth; “Ndriçues”. Pas studime ne Stamboll ai ka ndjekur studimet ne Fakultetin e Shkencave Natyrore te Sarbones ne Paris. Ai eshte nje nder personalitet me te shquara te popullit Shqiptar duke dhene kontribut te pa cmuar ne forcimin dhe ndergjegjesimin kombetar, ne mesimin e gjuhes shqipe. Imam Hasan Tahsini nxorri nxenes te ndritur si: Vellezerit FrasheriAbdyliMehmetiTosumiNaimiSamiu etj.
Sami Frashi ka thene per Imam Hasan Tahsinin: “Hasan Tahsini ishte nga njerezit me te medhenj qe shume rralle e me veshtiresi i lindin shekujt dhe epokat.” Imam Hasan Tahsini u be rektori i pare i universitetit te Stambollit. Hasan Tahsini eshte nder te paret qe hartoi nje alfabet per gjuhe shqipe. Imam Hasan Tahsini ishte nga te paret ne themelimin e Lidhjes se Prizrenit (1878-1881). Ne moshen 69 vjecare ne Stamboll Imam Hasan Tahsini i dorezoj shpirtin Allahut xh.sh. me 4 korrik te vitit 1881.
4. Gezim Kopani , “Jeta e imam Shaban Rexha“, viti 2012.

Leave a Reply

Ne kuader te Mevludit Zyra e Gruas zhvilloj nje takim ne grate e qytetit te Pukes

Ne kuader te muajit te Mevludit Zyra e Gruas pran Myftinise Puke ne bashkepunim me Zyren e Gruas te KMSH-se organizoj nje takim me disa nga grat e xhematit te xhamise se qytetit te Pukes. Takimi u hap me disa ajete Kur’anore per te vijuar me fjalen pershendetese te pergjegjeses se Zyres se Gruas prane Myftinise […]