U zhvillua sot konkursi mes nxenesve te Mejteve te rrethit Puke

U zhvillua sot ne qytetin e Pukes konkursi mes nxenesve te Mejteve te Pukes, Fushe Arrezit, Qerreti, Rrapes dhe Iballes. Ne konkurs nxenesit u testuan mbi njohurit islame, 20 suret e fundit te Kur’anit. Me kete rasat Myftiu i Pukes Gezim Kopani vlerson zhvillimin e konkursit si nje motivim qe i behet rinis myslimane pasi rrethi i Pukes ka nevoj shume per keto veprimtari. Gjej rastin te falenderoj organizatoret dhe mbeshtetesin e ketij aktiviteti njekohesisht dua te falenderoj pergjegjesit e grupeve si dhe prinderit te cilet dergojne femijet e tyre ne Mejtepet e rrethit Puke.

Pas konkursit dhe faljes se namazit u zhvilluan disa lojra shpejtesi si dhe vlersim per vajzat te cilat vendosin shamnin me bukur. Ne fund te ketij konkursi u shpallen fituesit per te cilet ishte rezervuar nje cmim simbolik.

Ne konkurs moren pjese mbi 150 nxenes. Konkursi u organizua nga Myftinia Puke dhe Shoqata Bashkesia Kultura Islame Puke me mbeshtetjen e Zyres se Keshilltarit per Ceshtjet Fetare prane Ambasades Turke ne Tirane dhe shoqates Istanbul.

03 nentor 2018

20181103_093402 20181103_093633 20181103_094951 20181103_095458 20181103_104129 20181103_112539 20181103_114704 20181103_114811 20181103_115504 20181103_120231 20181103_120613 20181103_121011 20181103_122450 20181103_123108 20181103_123439 20181103_131304 20181103_133733

Leave a Reply

Njoftim per marrjen e Lejes se Zhvillimit per rindertimin e xhamise se Koder Hanit

Myftinia Puke njofton besimtaret se dje me vendim nr.18 date; 04.12.2018, eshte marr “Leja e Zhvillimit” nga Bashkia Puke per rindertimin e xhamis se vjeter te Koder Hanit. Sipas maveshjes me KMSH, xhamia sponsorizohet dhe ndertohet nga Fondacioni Miresia. Me lejen e Zotit, ne pak kohe ose dite , ne vartesi te ecjes se proceduarave […]