Zhvillohet mbledhja e radhës e Këshillit të Myftinisë Pukë


Sot, më 15 gusht 2025, u zhvillua mbledhja e radhës e Këshillit të Myftinisë Pukë.
Në mbledhje përveç analizës së punës për gjashtë mujorin e parë, u diskutuan edhe çështje të ndryshme që lidhen me aktualitetin dhe me pozicionimin e Myftinisë Pukë në mbrojtje të interesave të besimtarëve myslimanë të rrethit të Pukës, në të miren e përbashkët pa dallim dhe në shërbim të Atdheut tonë të dashur.
Gjatë mbledhjes u trajtua edhe situata e zjarreve në rrethin e Pukës dhe, sipas kërkesave, Myftinia Pukë të shikojë mundësin e ndihmës ndaj atyre që mund të kenë nevojë.
Si çdo herë Myftinia Pukë ka gatishmërinë e saj për bashkëpunim me institucionet, besimtarët mysliman dhe bashkëqytetarët tanë , me qëllim që çdo sfidë të përballohet me përgjegjësi, lehtësi dhe solidaritet.

Leave a Reply