Nje dite, tek profeti Muhammed a.s. erdhi nje njeri dhe kerkoi sadaka prej tij. Pejgamberi e pyeti:
-A keni ndonje gje ne shtepi?
Burri tha:
-Kam nje mbulese ne gjysmen e se ciles shtrihem e me pjesen tjeter qe mbetet mbulohem. Pervec kesaj kam edhe nje gote me te cilen pi uje.
Pejgamberi e urdheroi;
-Cohu ne kembe, dhe me sill gjerat qe permende!
Burri u çua, i mori ato dhe i pruri tek Proeti Muhammed a.s. Profeti i mori sendet ne dore dhe pyeti te pranishmit:
-A deshiron kush t’i bleje keto?
Njeri nga te pranishmit tha:
-Une mund te jap per to nje dirhem
Profeti serish pyeti:
-A deshiron kush te jape per keto sende me shume se kaq?
Pas pyetjes u degjua nje ze:
-Une mund ta blej ate dy dirhem
Profeti na çast ia shiti keto sende ketij te fundit. Pastaj dirhemet ia dha te zotit dhe i tha:
-Me njerin nga keto dy dirhem bleji ushqim femijeve, kurse me tjetrin blej nje litar per te mbartur disa racione drunjsh per te sigurua te ardhurat e jetes. Burri beri sic i tha profeti dhe, kur erdhi pas pesembedhjete ditesh i tregoi atij per punen qe kishte bere dhe se kishte fituar dhjete dirhem. Me disa prej tyre kishte blere rroba e me disa prej tyre kishte blere ushqime. Profeti, pasi e degjoi, i tha:
-A eshte me mire te jetosh me djersen e ballit, apo te dalesh me njollen e lypsarit para Allahut ne kijamet?!” (Ebu Davud, Zekat,26)
Hz.Muhammed a.s ka thene:
“Shume me e mire se te lypeh, eshte te dalesh me nje litar, per te mbajtu disa racione dru, qe te vetsigurosh jetesen, ne menyre qe Allahu te te ruje nderin dhe te te mbaje larg pergjerimeve drejtuar te tjereve.” (Buhari, Zekat, 53)