Të gjithë janë kandila të dritës së Profetit Muhamed a.s.

Hidhi një sy historisë islame dhe do të konstatosh vetë se Profeti Muhamed (a.s.) me
qëndrimin, durimin, vullnetin dhe gjykimin e mprehtë, me gjuhën e ëmbël, me
kurajën e pashembullt, që janë karakteristika të veçanta vetëm për këtë personalitet
të jashtëzakonshëm, i mbështetur në Perëndinë e vetme që besonte, mundi të bëjë
një revolucion të madh në kombin e tij që e gjeti fanatik, të demoralizuar, grindavec,
injorant, barbar, gjakpirës, idhujtar e padisiplinuar. Dhe me këtë brumë, trajtoi,
brenda një kohe të shkurtër një popull të ri, të bashkuar dhe të vëllazëruar, fetar të
vërtetë, të qytetëruar e të pajisur me moral të lartë, të virtytshëm, të arsyeshëm e të
disiplinuar.
Shkurt, çdo fenomen i natyrës, çdo ngjarje e gjithësisë, lulet, pemët, kënaqësitë,
dëfrimet e shijet shpirtërore, lutjet, çuditë e natyrës, mrekullitë e shpirtit, zbulimet e
shkencës, pozitat e larta, kategorizimi moral i njerëzve me grada të ndryshme,
besnikë, të afërt e dashurues të Zotit, të gjitha janë fryt i pemës muhamedane, janë
kandilë të dritës së tij me të cilën qëndrojnë në këmbë; të gjithë pinë ujë në lumin
“Keuther”. Me këtë del në shesh sekreti i ajetit të madhnueshëm: “Nuk të kam
dërguar për tjetër, veçse mëshirë për gjithësinë”.
Haxhi Vehbi Dibra

Leave a Reply