SQARIM PUBLIK

SQARIM PUBLIK

      Në lidhje me lajmin e publikuar në televizion se Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurisë Pukë ka lëshuar një çertifikat pronsije të parregullt, si dhe mbi takimin e datës 23 gusht 2018, i kërkuar nga Bashkia Pukë me Myftininë e Pukës, sqarojmë besimtarët dhe opinionin publik se:

“Me datë 23 gusht 2018 Bashkia Pukë ka kërkuar një takim me Myftiun e Pukës. Në takim u diskutuan problematikat mbi çeshtjen e pronave të Myftinisë. Myftinia Pukë ra dakort që të bëhen plotesim dokumentash aty ku mungojnë ose janë të pamjaftueshme, por Myftinia Pukë mbron pronat aktuale që i posedon me dokumentacion (çertifikatë të leshuar nga ZVRPP Pukë) duke kordinuar kështu punën me KMSH-në për hapat në vazhdim.”

MYFTINIA PUKË

 

Nr.172, datë: 26 gusht 2018

Leave a Reply